Sunday, December 24, 2006

Poezi - Fazli Rrezja

                     


U ZHYTA NË OQEANIN TËND

U hodha ne oqeanin tënd

valë të pashpresa me morën në thellësi

frikën ma fshehën larg diku

dielli në horizont më mashtroi me ngrohtësi


U zhyta në oqeanin tënd

lodhë e këputur nga jeta

ledhatimet e valëve më përplasën shkëmbinjve

në një breg të humbur, vetën   gjeta    

--

JETA                                                                  

 Të kam thënë se i njëjti diell çdo mëngjes lind

Zogjtë sa herë që vinë sjellin gjallërinë

që me vete morën dikur

Por, kur engjujtë nisen në rrugën e tyre

marrin nga ne një copë të jetës

E dhembja ngadalë fiket

me nismën e këngës së re

dhe në ne lindin

mijëra dëshira

mijëra shpresa

për një jetë të re

---

Bishat ('99)


Fikni dritat sonte!

Erresira nuk sheh ne erresire

Britmat ne terr nuk njihen

Bishat ne gjysmen e erret te henes fshihen


Mbyllni dyert sonte!

Duar te pergjakura trokasin

Zera te cjerr therrasin

Ne gjume endrrat na vrasin


Fikni edhe henen sonte!

Gjahu kanibal ka filluar

Syte sme besojne

te shohin nje mengjes te aguar


Heshtni fjalet sonte!

Bishat mund te ju degjojne!

se neser ndoshta perdja bie 

dhe i vie fundi kesaj tragjedie


---

NJË DITË UNË S'DO TË JEM UNË


Një ditë do të kesh mall të më shohësh

por, atëherë do të jem tretur

nga horizontet e syve tu


Një ditë do të kërkosh fjalën time

por, atë e morri era

se ti nuk i dhe krahë


Një ditë do të kuptosh se kush isha unë

por, në mëngjesin e zbehur

s'besoj s mund të shihet dielli


Një ditë do të kujtosh ditët që patëm dikur

por, një puhizë e lehtë

mund të sjellë furtunë


Një ditë do të shëtisësh në një park

por, unë s'do jem aty

as si hije, e as si unë


---

LULJA

Pa dritë më lanë

rrënjët mu than

gjethet më ranë

të shkrete me lanë

me errësirë më vranë

Në këtë dimër të ftohtë

Ujitëm veç me lot

Pa ajër, pa emër, pa mot


---


Nanës

Kur fjalët mu sosen në buzë të dridhun 

E kur loti rrëke, mu shter në këta sy

 Atëherë shpirti pa nda filloi të rrah.

 Nanë, sa e trishtueshme kjo jetë pa ty


Kur drita e mëngjesit mi përpëlit sytë

E zani yt i ambël më kthjell përditë

 Atëherë zgjohna nga andrra pa i qel sytë.

 Nanë, athu te ti a asht natë a asht ditë?


Kur nata tinza m'i msheh yjet dhe hanën

E kur furtuna dritën e diellit ma mloj 

Athere prehni yt i zemrës vatër m'bahet

Nanë, veç n'zemrën tane unë pushoj


--- 


N'dash!

N'dash zgërdhiu, shaj e truj

N'dash rri mazun, mrrolu e shuj

N'dash l'sho pe, fjal mos i ban kuj

N'dash qen'ro i fort, shty e muj

N'dash argat, shko ne dhe t'huj

N'dash rri unt, veq buk e uj

N'dash ha mish, zi e gatuj

N'dash mushu men, m.. mos bluj

N'dash ha llaf, fjalt posht mos i gjuj

N'dash the qafen,t'hift vetja n'huj

N'dash kënaqu, kesh e kruj

N'dash e n'mos dash... !

se mas mrami sen si met kuj!


--


Gjurmet

Sa here qe rruges i qete ec

dhe ndonje melodi pamendueshem me tret

se c'ndjeje te me ndjekin ca hapa te lehte

dhe nje peshperitje e bute ne vesh me flet

"Mos humb gjurmet e jetes, se as n'kujtime  nuk mbetesh"


---


KUR NATA BJEN

Kur nata bjen

dhe gjumi nuk me merr 

endrrat treten larg, endrrat treten larg

te kerkojne ty


Kur  agimi  diten zbardh 

dhe prap ndjeje vetmi

 zemra shikon larg, zemra shikon larg

 por s'te gjene ty


Ti pa meshire shkele pragun tim

 dhe guxove krijove dashurine 

tash e braktise, e le ne gremine


Ere e lehte ne mua fryne,

 aromen tende sjelle 

e ti here me dukesh, here me zhdukesh 

si nje pranvere.


Kur loti yt shkelqen,

 mua dicka me thote

as hena s'me ndriqon, as dielli s'me rrezon

 se ti s'kthehesh dot 


--- 

Dikur te therisja me nje emer tjeter 

Dikur te therisja me nje emer tjeter.

Ne peshperitje te shkujdesuna u tretnim 

Endrrat qe i rrefenim njeri tjetrit

Neteve te vona ende pa fjetur 


Nen drite e henes, ende pa aguar

humbisnim shpesh ne nje rruge te vjeter

krekoseshe si femije i lazdruar 

sa here te therrisja me ate emer tjeter 


Dikur te therisja me ate emer tjeter

emer qe te sjellte ndjesi

Por, me s'te theras se ke nje tjeter

tash, te kujtoj veq me ate emer te vjeter  


---


Riga 

Ne Rige rigon shi 

une dhe ombrella ime e prishur strukemi nen cati

e mbi kupol maca e zeze skulptur   vezhgon njerzit me kersheri 


Ne Rige urat e vogla jane to bekuara

me dry hekuri, me qelsin e humbur ne lum,

 i gdhendur me fjalet "Pergjithmone"

nje kujtim nga ata qe duhen shume 


Ne Rige, dita fillon me ecje prane Daugavas* 

dhe ne parqet me skulptura dhe fontana

qe u freskojne kalimtareve jeten

e ne rrugen e luleve syte gjithmon u mbeten 


Ne Rige, nata eshte e ndritshme

perplote ngjyra te zhurmes e qetesise

e mamerlleku te zgjon e te thote:

 miremengjesi,

 mireseerdhe ne Rige 


-----



DIKU LARG

Varg perplot njerez

Me shpresa te humbura

Det i madh mbushur me lot

Me kujtime te lagura ne gjak


Nje ofshame ne heshtje

Nje pershendetje plot mall

Rruge te gjata, jete ne harrim

Nje udhetar i verber tretet

 diku larg atdheut tim.

---- 


LUMI

Lumi i qytetit tim, është valë-valë

aty duket edhe ndonjë pulëbardhë 

Lulja buzë tij heziton gurët në thellësi

ura mbi të është vet histori.

Lumi ecën qetas në shtratin e tij,

E në mua bredhin kujtimet

Sikur flutrat pas luleve të padukshme


----



DIMRI

Fjolla bore, në heshtje mbulojnë ngrohtësin.

Rënkime zogjësh dëgjohen në pullazin tim

Fjollat shkrihen në lojën e fëmijëve të qeshur në mashtrim

Acari tinëzisht s'kuq faqet, ia dridh trupin. E lotët mbesin të ngrirë në sytë e qytetit tim

A, është bukuri me të vërtetë? apo thjesht siç thotë Migjeni: "Bukuria që vret" 


--- 


Kënga jonë

Nuk dridhet para stuhisë së kohës. 

Krahët e saj furishëm depërtojnë,

thellë diku në shqisat e melankolisë

Por, nuk mbetet aty, fluturon drejtë kaltërsisë.

Ajo u jep dritë, syve tanë të lodhur

ndriçon rrugën e ardhëmërisë. 

M'plakjen e debon dhe qesh me të, 

ashtu si i qesh vdekja jetës.


Kënga jonë nuk hesht

Det i trazuar në zemrën

e çdo shqiptari.

vuajtjet ikin prej saj,

si ikën i gjalli prej varri.


Kënga jonë, shkëlqim lotësh në sytë e lokës

 shëron plagë, shuan malle

tingulli i saj pajton rrënjët e thata

E shqipja rritet, s'bashku me ritmin e saj.


Kënga jonë, këngë mbi këngë 

legjendë e paharruar

Edhe zogjtë prej zilisë

vdesin duke kënduar


Le të shkrihet bota në zjarrin e saj

Se ajo, nuk është fëmijë i gjetur,

në luginat e pikëllimit.

Në harres ka mbet gjithçka. 

Por, jo kënga jonë.


Ajo është shqipe mali, që kreshtove fluturon

Jehonë e saj, zgjon eshtrat e kalbura në varre 

vallëzojnë s'bashku vallen

vallen e të parëve.


--- 


LAGËSHTI HYJNORE

Mos rri e vetmuar në këtë natë 

Ngushllim mos kërko në vetmi. 

Buzët e tua antike, mua falmi 

Mos i le të thahen pa lagështi. 

Pse, rri e hutuar dhe fsheh ndjenjat? 

Kur ato në zemër të pëshperisín diçka

të lusin dhe mezi s'presin, e të thotë: 

Një puthje, një puthje, hej bre veq një

 Ti hesht dhe tenton t'i ndalësh, por... rëmbehen, behen qull.

Buzët e tharra shekullore

 që kërkuan lagështin! 

 lagështin hyjnore!

----- 


PULËBARDHA IME SHTEKTON

Pulëbardha ime shtekton, drejtë largësive qielli luan dhe qesh me të 

largohet në pafundësi

zhduket në shikimin tim

 Rrapllima e krahëve të saj, tregon lamtumirën e fundit. 

Mbarimin e fillimit të një miqësie.


Pulëbardha ime rënkon n'fluturim 

Unë dhe qielli e kuptojmë. 

Shkon në viset, ku mund të gjej

ngushllimin e asaj miqësie 

që e shkrumua në lulëzim.


Edhe nata dënesë në lotin e saj

 Edhe ajo e kupton largimin


Pulëbardha la tokën time të shkretë 

vyshku gjelbrimin e gjethëve të zemrës, 

Por malli nuk shuhet, dhe pret,

kthimin e pulëbardhës në folen time

---









Search This Blog