Friday, January 19, 2007

Zgjedhjet Parlamentare në Shqipërinë Post Komuniste 1991-2005

Shkruan; Hana Bajrami

Krahasuar me shtetet tjera të Evropës-Juglindore, të cilat përmbysën diktaturat komuniste në fillim të viteve 90-ta, Shqipëria ende mbetet e angazhuar të ndërtoj një demokraci të qëndrueshme. Për aq më tepër, mund të konstatojmë se Shqipëria ka për të bërë edhe shumë në rrugën e tranzicionit të saj për të ndërtuar një shtet dhe shoqëri demokratike sipas standardeve evropiane(1).
Sprova e parë që e priti Shqipërin pas rënjës së komunizmit ishte fakti se pushteti duhej të bartej tek partit politike të drejtuara nga elitat politike. Pra pushteti duhej të buronte nga Parlamenti, e jo siq ishte deri më atëherë ku Partia Komuniste paraqitej si një dhe dominoi ne skenën politike për shumë dekada, duke mos lejuar veprimin e partive tjera. Dukuri kjo që ishte karakteristike për ideologjin komuniste. Ishte viti 1991 pikë kthyese për Shqipërin e cila ishte e izoluar nga bota për 40 vite me radhë, ku për herë të parë pas dikatures komuniste u zhvilluan zgjedhjet e para parlamentare pluraliste. Andaj unë do të mundohem të bëj një analiz të zgjedhjeve parlamentare në periudhën postkomuniste në Shqipëri:1991-2005. Proces ky që u zhvillua ndryshe nga vendet e tjera të Evropës-Juglindore që poashtu u liruan nga komunizmi. Sado që është i vërtetë fakti që çdo proces ndryshon nga vendi në vend, ato prap kanë disa pika të përbashkët. Edhe Shqipërin e përcollën këto rrjedha të vendeve post komuniste si dhe një periudhë tranzicioni me shumë peripeti.


Cka janë zgjedhjet parlamentare?

Me zgjedhje parlamentare nënkuptojm tërsinë e rregullave formale-juridike dhe procedura, me të cilat përcaktohet mënyra e zgjedhjes dhe e konstituimit të organeve përfaqsuese. Rregullat proceduarale në zgjedhje parlamentare,rregullojnë procedurën e zgjedhjes së deputetve, duke filluar që nga faza e kandidimit, e deri në zgjedhjet e tyre ne funksione parlamentare. Këto rregulla janë të ndryshme nga shteti në shtet. Ato zakonisht përcaktohen me ligje zgjedhore(2). Zgjedhjet parlamentare për ti cilësuar si legjitime dhe demokratike duhet të mbështeten në disa parime dhe institute, të cilat mundësojnë dhe sigurojnë procedurë demokratike dhe krijimin e kushteve të barabarta për një luftë korrekte parlamentare të subjekteve që marrin pjesë në zgjedhje(3). Ku si parime themelore të zgjedhjeve demokratike parlamentare janë:
1.E drejta e zgjedhjes së përgjithshme, 2.E drejta e barabartë e votës, 3.Zgjedhjet e lira dhe të drejtpërdrejta, 4. Votimi fshehtë 5. Zgjedhje pluraliste dhe 6. Shtypi dhe informacioni lirë.



Sistemi Parlamentar në Shqipëri

Funksioni i sistemit parlamentar në Republikën e Shqipëris që nga fillimi i tranzicionit, e deri më sot, ka manifestuar veçori specifike të cilat janë pasqyrë e marrëdhënieve shoqërore në këtë vend. Parlamentarizmi si një sfid e demokracisë në shoqëri në funksionin e deritashëm ka manifestuar këto karakteristika;

1.Shqipëria që nga rënja e komunizmit e deri më sot ka zgjedhur modelin parlamentar të qeverisjes.

2.Parlamentarizmi në Shqipëri është shquar me një sistem tipik multipartiak, pra me krijimin e një numri të madh të partive politike të orientimeve të ndryshme programore.

3.Kemi një opozit e cila si instrument i zvillimit të demokracisë dhe kontrollit të pushtetit në Shqipëri nuk arriti të realizoj misionin e saj dhe

4.Raporti pozitë-opozitë në Shqipëri nuk arritën të reflektojnë një kultur parlamentare, e cila njeh rezultatet elektorale dhe verdiktin e popullit.

Me Kushtetut e Shqipëris e vitit 1998 në bazë të nenit 64, 65, 66, 67 mbi zgjedhjet dhe afati :

1. Kuvendi i Shqipëris përbëhet nga 140 deputetë 100 deputetë zgjidhen drejtpërdrejt në zona njëemërore me numër të përafërt zgjedhësish. 40 deputetë zgjidhen nga listat shumemërore të partive dhe/ose koalicioneve të partive sipas renditjes në to.

2.Numri i përgjithshëm i deputetëve të çdo partie dhe/ose koalicioni partish përcaktohet në raport sa më të afërt me votat e vlefshme të marra prej tyre në të gjithë vendin në raundin e parë të zgjedhjeve.

3. Partitë që marrin më pak se 2.5 për qind dhe koalicionet e partive që marrin më pak se 4 për qind të votave të vlefshme në të gjithë vendin në raundin e parë të zgjedhjeve, nuk përfitojnë nga listat shumemërore përkatëse.

1. Kuvendi zgjidhet për katër vjet.

2. Zgjedhjet për Kuvendin zhvillohen 60 deri në 30 ditë para mbarimit të mandatit dhe jo më vonë se 45 ditë pas shpërndarjes së tij.

3. Mandati i Kuvendit vazhdon deri në mbledhjen e parë të Kuvendit të ri. Në këtë ndërkohë Kuvendi nuk mund të nxjerrë ligje ose të marrë vendime, me përjashtim të rasteve të vendosjes së masave të jashtëzakonshme.

Mandati i Kuvendit zgjatet vetëm në rast lufte dhe për aq kohë sa vazhdon ajo. Kur Kuvendi është i shpërndarë, ai rithirret vetiu.

1. Kuvendi i porsazgjedhur thirret në mbledhjen e parë nga Presidenti i Republikës jo më vonë se 20 ditë nga përfundimi i zgjedhjeve.

2. Në rast se Presidenti i Republikës nuk e ushtron këtë kompetencë, Kuvendi duhet të mblidhet vetë brenda 10 ditëve nga mbarimi i afatit të parashikuar në paragrafin
1 të këtij neni.
Ngjarjet që sollën Shqipërin deri në provën e zgjedhjeve të para pluraliste ndryshimët në Shqipëri u karakterizuan me braktisjen e sistemit monist që kishte qenë karakteristik e diktaturave komuniste dhe aplikuan pluralizmin politik, të bazuar në formimin e partive politike dhe në zgjedhje shumë partiake parlamentare. Këto ndryshime i pësoi edhe Shqipëria e cila përveq se kishte pasur një sistem komunist, ajo kishte qenë e izoluar për 40 vjet rreshtë nga bota e jashtme nga diktatori Enver Hoxha i cili qëndroi në krye të shtetit deri në vdekje me 1985. Pas vdekjes së tij në pushtet vie Ramiz Alia i cili përkrahte një kampanjë për një shtyp më të lirë dhe i inkurajonte popullin të shprehënin mendimet e lira. Por Qeveria e Ramiz Aliut nuk ishte në gjendje të bënte ndryshime, ndryshime këto që do të sjellnin fundin e elementeve shtypse të sistemit. Periudha e Ramiz Aliut u pasua edhe me protestat e studentve të cilët kerkonin përfundimin e diktatures. Ramiz Alia u takua me studentet dhe ne dhjetorë të 1990, ku ranë dakortë me studentet se do të marr hapa të mëtejshem drejtë demokracis. Por ngjarjet nuk rrodhën ashtu. Një numër i madh i popullate lëshuan vendin. Vendi ishte ne kriz! Duke parë se gjërat nuk ishin duke shkuar siq mendonin dhe se vendi ishte buzë një lufte civile, Ramiz Alia shpalli zgjedhjet e para pluraliste më 1991.


Zgjedhjet e para parlamentare 1991

Më 31 Mars, në Shqipëri u mbajten zgjedhjet e para parlamentare. Partia e Punës ish Partia Komuniste sërisht mbajti kontrollin në kuvendin popullor duke fituar 169 vende nga 250, përderisa opozita Partia Demokratike fitoi 65 ulese(4). Kryetar shteti me shumicë votash në parlament ku mbizotronin komunistet u zgjodhë Ramiz Alia ndërsa për kryeminister Fatos Nano. Mirëpo këto zgjedhje në opinionin ndërkombëtar nuk ishin edhe aq demokratike, pasi që Partia e Punës u akuzua nga Partia Demokratike për manipulimin e zgjedhjeve. Kjo qeveri pasi që mori detyrën, me anë të Ligjjt për Dispozitat Kryesore Kushtetuese, ndërroi emrin e shtetit nga Republika Socialiste Popullore e Shqipëris në Republika e Shqipëris. Republikën e Shqipërsë e deklaruan si një shtet me sistem parlamentar e cila ofronte të drejta të plota të gjithë shtetasve, si dhe u vendos që Kuvendi Popullor ti kishte gjithësejë 140 deputet me një mandat 4 vjeçar. Mirëpo dukurit negative që ndodhën, jostabiliteti politikë dhe akuzat që mori kjo qever nga opozita bënë që Evropa Perëndimore dhe SHBA-të ti ndërprenin ndihmat për Shqipërinë. Ndihma këto që ishin shumë të nevojshme për Shqipërinë në atë kohë. Këto ngjarje paralizuan ekonomin e Shqipëri. Ngjarje këto që patën ndikim edhe në politikë. Fatos Nano deklaroi në opinion se u kishte mbetur bukë vetëm edhe për gjashtë ditë dhe se vendi ishte në krizë. Duke i parë rrethanat në vend Nano dhe i gjithë kabineti i tij dhanë dorëheqje. Pushteti u bartë tek qeveria e përkohshme e cila u krijua me koalicion nga partitë parlamentare edhe nga ato jo-parlamentare . Qeveri kjo e cila fitoi simpatinë e popullit dhe opinionit ndërkombëtar. Por kjo qeveri nuk qëndroi shumë në pushtet, Ajo u rrëzua në dhjetor të vitit 1991, dhe u shpallen zgjedhjet e parakohshme që do të mbaheshin në pranverën e viti 1992. Qeveria e përkohshme u rrëzua pasi që Partia Demokratike tërhoqi ministrat që vinin nga rradhët e saj. Ajo çka ishte për tu habitur ishte fakti që populli sërisht votoi për partin e cila i kishte sunduar për vite me rradhë. Ndoshta për arsye se pas rënjës se komunizmit në vend nuk kishte numër të madh të vrarëve edhe nuk kishte një luftë civile, që ishte karakteristik për periudhën e ndërrimit të regjimeve, bëri që popullin sërisht të votojnë për Partin e Punës (ish Komuniste) . Mirëpo nga zgjedhjet e para parlamentare mund të veçojmë faktin se në Shqipëri filluan të bëheshin hapa e parë drejtë rregullave klasike të demokracisë. Por sido që të jetë do duhet edhe shumë punë për tu bërë që të arrihet të vendosen bazat e një shteti demokratik.


Zgjedhjet e dyta parlamentare 1992

Më 22 mars të vitit 1992 u mbajten zgjedhjet e parakohëshme parlamentare. Partia e Punës ndërroi planprogramin dhe u shëndërua në Partinë Socialiste. Sidoqoftë këto zgjedhje i fitoi Partia Demokratike me një përqindje 67.7 të ulëseve në parlament. Kryetar shteti me shumicë votash u zgjodhë Sali Berisha ndërsa për kryeminister Aleksander Meksi(5). Kjo qeveri përvetsoi politikat e tregu të lirë dhe privatizimin e pronave shtetërore si dhe lejoi skemat piramidale të kursimit.Gjatë kohës që Sali Berisha ishte në pushtet urdhëroi arrestimin dhe dënimin e liderit të opozites Fatos Nanos. Këtë ngjarje e bënë atë të nihet si një tiran. Ku në nëntor të vitit 1994 demokratët propozuan Projektin e Kushtetuten para popullit, por ajo u refuzua në referendumin kombëtar. Arsy e refuzimit ishte se populli mendoi që kjo Kushtetut do ta bënte edhe ma të fuqishem poziten e kryetarit të shtetit, e kjo bëri popullin të mendojnë që sërisht në pushtet do të ishte një lloj diktatori. Gjatë periudhe së kësaj qeverie u arriten të bëheshin reforma të ndryshme, por administrata ishte e korruptuar. Sido që të jetë kjo qeveri e cila qëndroi në pushtet për katër vite, ishte qeveria e parë që pas rëmjes së komunizmit përfundoi mandatin e rregulltë. Me 26 Maj të vitit 1996 u mbajtën zgjedhjet e rregullta parlamentare ku fituse sërisht doli Partia Demokratike.

Zgjedhjet e treta parlamentare 1996

Pas përfundimit të mandatit të rregullt parlamentar, më 26 Maj 1996 u mbajtën zgjedhjet e rregullta parlamentare. Në këto zgjedhje sërisht fitoi Partia Demokratike në krye me Sali Berishën me gjithësejë 122 ulëse në parlament nga 140 e pasuar nga Partia Socialiste që fitoi vetëm 10 ulse(6). Këto zgjedhje u karakterizuan me parregullësi të shumëta gjatë votimit, mbikëçyrësit ndërkombëtar deklaruan se zgjedhjet nuk ishin zhvilluar në bazë të standardeve ndërkombëtare për zgjedhje. Partit opozitare bojkotuan rezultatet e zgjedhjeve duke mos shkuar në parlament për disa muaj. Por pas një kohe ato u kthyen ne parlamen. Jo shumë gjatë në vitin 1997 ndodhi thyrja e sistemeve piramidale ku populli kishte kursyer diku mbi 1 miliard dollar. Populli humbi paratë dhe kjo shkaktoi një kriz të thell ekonomike në vend. Kjo krizë ekonomike solli vendin në një lloj anarkie. Populli fajsonte qeverin për plaçkitjen e të hollave(7). Në mars, depot ushtarake në të gjithë vendin u plaçkiten, ku për një qastë pritej që do të ndodhte një luftë në mes të pushtetasve dhe popullit. Opozita filloi të kërkoj dorëheqjen e qeveris së Berishës. Në fillim Sali Berisha refuzoi, por zgjedhjet e parakoshme u mbajtën dhe më pas Sali Berisha hoqi dorë nga posti i kryetarit të shtetit. Gjatë kësaj periudhe vlen të ceket se u bën disa hapa drejtë një sistemi zgjedhorë me kritere ndërkombëtare, siç ishin kampanjat e marra nga pushteti për ta mësuar popullaten për rëndësin e daljes në votim si dhe vrulli i garimit në mes të partive politike dhe kandidatve që bënin për të paraqitur plan programet e tyre votuesve.

Zgjedhjet e katërta parlamentare 1997

Më 29 Qershor të vitit 1997 u mbajten zgjedhjet e parakohëshme edhe pse Sali Berisha refuzoi të heqte dorë nga posti i kryetarit të shtetit. Në këto zgjedhje fitoi Partia Socialiste me 65 përqind të vendeve në parlament në krahasim me demokratet që fituan vetëm 19 përqind të tyre(8). Kryetar shteti me shumic votash u zgjodhë Rexhep Mejdani ndërsa për kryeminister u zgjodhë Fatos Nano. Pas fitores së socialistve, demokratet bojkotuan parlamentin e cila zgjati deri në mars të vitit 1998. Rënja e qeverisë paraprake (PD) më 1997 bëri që qeveria e re të bëte disa hapa drejtë demokracisë stabile. Hapi parë drejtë kësaj ishte krijimi i një Kushtetut të re e cila ishte e domosdoshme për vendosje e një sistemi demokratik. Ishte karakteristike se Shqipëria ishte i vetmi vend që deri atëherë nuk kishte një Kushtetuë të shkruar pasiqë e kishte braktisur Kushtetuten e fundit komuniste të vitit 1976. Me miratimin e Kushtetutës, Shqipëria fitoi më shumë përkrahje nga komuniteti ndërkombëtar. Edhe ky mandat parlamentar u pasua me shumë probleme. Partia Demokratike e cila ishte e frustruar për fitoren e Socalistve filloi të bojkotonte votat parlamentare në mënyrë që të dobësonte qeverin. Këto dukuri që destabilizonin qeverin vazhduan deri në zgjedhjet e ardhëshme. Kjo luftë u ashpërsua edhe më shumë para dhe pas zgjedhjeve të vitit 2001.

Zgjedhjet e pesta parlamentare 2001

Pas përfundimit të rregulltë të mandatit parlamentar e cili kishte mjaftë probleme, më 24 Qershor të vitit 2001 u mbajten zgjedhjet e rregullta parlamentare të pestatë me rradhë që nga rënja e komunizmit. Në këto zgjedhje morën pjesë të gjitha partitë. U zhvilluan tri raunde të votimit.”Unë qëndrroj në konkludimin tim të më hershëm. Keto zgjedhje si tërsi kanë treguar progress, por më duhet të them se jam i zhgënjyer me prijsin e zhvillimeve e cila na qoi deri tek raundi i tretë”(9) Në këto zgjedhje sërisht fitoi Partia Socialiste. Ajo fitoi 75 ulëse nga gjithsej 140 të pasuar nga koalicioni para zgjedhorë i krijuar nga Partia Socialiste, Partija Republikane, Fronti Kombëtar dhe Unioni Liberal me gjithësej 46 ulëse. 21 ulëset e mbetura u ndan në mes të pesë partive që kishi mbi 2.5 përqind të votave. Ilir Meta sërisht u emërua Kryeministër. Edhe në këto zgjedhje si në zgjedhjet a kaluara u vrejtë një ravalitet i ashpër në mes të dy partive Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste. Edhe këto zgjedhje u cilësuan me disa anë pozitive por prap se prap nuk u përmbushën të gjitha standardet për zgjedhje demokratike.

Zgjedhjet e gjashta parlamentare 2005

Pas përfundimit të mandatit të rregulltë parlamentar të qeverisjes katër vjeçare më 2005 u mbajten zgjedhjet e gjashta parlamentare me rradhë që nga rënja e komunizmit. Këto zgjedhje i fitoi Partia Demokratike e cila në vitin 1996 për shkak të krizës në vend më 1997 humbi pushtetin. Partia Demokratike fitoi gjithëse 56 ulëse nga 140, e pasuar nga Partia Socialiste me gjithësej 42 vende(10) . Kjo Parti ende është në pushtet. Kryetar i shtetit u zgjodhë Alfred Mojsiu ndërsa kryeministër Sali Berisha.


Përfundimi

Ndryshimi i përgjithëshem i tipit të sistemit në Shqipëri mund të them se në histori për këto 15 vjet ka pasur probleme dhe ndërlikimet e veta. Ndoshta është fakti se për një çast të caktuar të evulucionit historik, institucionet të ndryshme politike ose forma e organizimit politik të shtetit e kishtin të vështir të adaptoheshin në një sistem të ri, ku këto dukuri shkaktuan edhe ngecje në zhvillimin e Shqipëris. Shqipëria gjatë kësaj periudhe ka pësuar rënje dhe ngritje ku për shkak të grupacioneve dhe partive politike me ndikim në procesin e vendim-marrjes , demokracia ende edhe pas 15 vitesh është mjaftë e brisht. Këtë e shpjegon më së miri edhe vet fakti i mbajtjes së gjashtë parë zgjedhjeve parlamentare brenda një periudhe të shkurtë kohore, ku dy parë zgjedhje ishin të parakoshme. Politika dhe drama, nuk janë as fjalë të shkëputura dhe as tregime të gjata: ato të dyja janë akt. Kjo është e vërteta që duhet të bëhet prezente mendoj në pikëvështrimin analitik të politikës së Shqipëris. Zgjedhjet parlamentare janë provë se sa e qëndrushme është demokracia në atë vend. Provë kjo e cila nuk kaloi me suksese të mëdha në Shqipëri. Por pavarsisht nga këto probleme që i ceka më lartë shoqëria shqiptare duhet të ketë aspirata të forta që të funksionoj dhe mbijetoj për të siguruar vlerat e saj themelore. Ajo se sa e vështir është të ndërtohet demokracia në një vend më së miri e përshkruan thënja e Napoleoni të tretë “Të ndërtosh qeverinë mbi Principet e demokracisë është sikurse të ndërtosh mbi gur”.

-----------------------------------
fusnotat:
1.Arsim Bajrami „ Demokracia Parlamentare“ 2005 fq 278
2.Arsim Bajrami “Teoria dhe praktika Parlamentare” 1997 fq 194
3.Arsim Bajrami “ Demokracia parlamentare” 2005 fq 177
4.http:///www.hrw.org/reportes
5.http://www.hrw.org/reports/1993/WR93/Hsw-01.htm 6.http://www.binghamton.edu/cdp/era/elections/alb96par.html
7.http://en.wikipedia.org/wiki/Sali_Berisha
8.http:///www.hrw.org
9."While I stand by our earlier conclusion that these elections as a whole have shown progress, I have to say I'm disappointed with developments leading up to the third round," Nikolai Vulchanov, Head of the Observation Mission of the OSCE Office for Democratic Institutions and Human Rights (ODIHR).
10.http://en.wikipedia.org/wiki/Albania_general_election,_2005

9 comments:

Anonymous said...

Thanks for a great submit to help me along the way, We are pleased for all your energy in exploring and also penning this article

Anonymous said...

Superb undertaking! I had happened to be trying to find topics even as exciting as this. Getting excited about the following article.

Anonymous said...

Very educational information. And I mean that

Anonymous said...

Thank you for sharing. Quite simple and very easy to recognize. Done well!

Anonymous said...

You do a fantastic job. Please remain developing. Many thanks

Anonymous said...

I must announce, thank you for spreading this kind of beneficial write-up. My partner and i came to understand a lot. Thank you

Anonymous said...

Análise emocionante neste sítio, visões assim demonstram valor a quem quer que aparecer neste blogue :/
Faz muito mais deste blogue, aos teus leitores.

Anonymous said...

I really like your blog and i really appreciate the excellent quality content you are posting here for free for your online readers. thanks peace dale tuck

Anonymous said...

Thank you amazing blog, do you have twitter, facebook or something similar where i can follow your blog

Sandro Heckler

Search This Blog