Prizreni, qendër e rëndësishme në kohën e Skënderbeut
shkruan: Agon Rrezja
Duke filluar nga fundi i shekullit XIV, me daljen në skenë të familjeve feudale arbërore, qyteti i Prizrenit u shndërrua në qendër administrative, politike, tregtare dhe fetare. Në kohën e dinastisë Nemanjidase, nga burimet dhe dokumentet e kohës Prizreni del si qytet me tipare pothuajse perëndimore, në arealin e këtyre trevave. Ai përbëhej prej qytetit kala-castellum dhe nga Civitas-Varoshi, i cili gjendej përbri kështjellës.

Gjatë gjysmës së parë të shek. XIV në Prizren lëshoheshin kartat apo diplomat nga sundimtarët Nemanjidas, të cilat i’u jepeshin raguzanëve për qështje tregtare, dhënje të benifecioneve, por nuk përjashtoheshin as marrëveshjet me personalitetet vendase. Pas rënies së dinastisë Nemanjidase, Prizreni ra në duart e Balshajve, të cilët e pushtuan qytetin në vitin 1371 dhe Pejën (1372), duke depërtuar deri në Kriva Rekë, ku raguzanët paguanin doganën e tyre. Gjithashtu, si sundimtarët Nemanjidas, edhe Balshajt i akomodonin raguzanët në këtë qytet. Në kohën kur Prizreni ishte i rrethuar nga Nikolla Alltomanoviçi, raguzanët ishin strehuar në manastirin e Kryeengjujve. Gjergj Balsha e çliroi qytetin dhe si shpërblim merr nga raguzanët katër pancirë, kurse Gjergji i’u jep atyre doganën e Prizrenit. Sipas Millan Shufllajt, Balshajt kishin në Prizren ipeshkvin katolik (frater Johannis episcopus Prizrenensis), i cili kishte lënë në Ston katër libra si testament, më 16 qershor 1375. Si dëshmi mbi administrimin e qytetit të Prizrenit nga Balshajt është varri i Strazimir Balshës, i gjetur afër varrit të Dushanit në manastirin e Kryeengjujve, nga arkeologu serb Radosllav Gruiç në vitin 1927. Pas humbjes së betejës së Savrës më 1385 dhe pas sulmeve të pandërprera osmane, Balshajt e humbin kontrollin në këtë anë, duke ia lëshuar vendin dy principatave mjaft të fuqishme, që lidhen ngushtësisht me Prizrenin.
Kastriotët dhe Dukagjinët në Prizren
Ngjarjet që ndodhën pas invadimit osman, në trojet shqiptare në fillimet e viteve 80-ta të shek. XIV bënë që një pjesë e bujarisë arbërore të përkulen para osmanëve. Në skenën politike tani dolën në krye Dukagjinët, të cilët kishin hyrë në vasalitet të osmanëve. Vasaliteti i tyre daton qysh nga viti 1387, atëhere kur qeveria raguzane merret vesh me dukagjinasit që të tregtojnë lirisht nëpër tokat e tyre, të cilat shtriheshin që nga Lezha dhe Zadrima e deri në Prizren. Por, sa ishin Balshajt ende në pushtet në veri të Shqipërisë me qendër në Shkodër, ata nuk mundën të konsolidoheshin për aq sa kishin mundësi gjeostrategjike. Këtë rast do ta shfrytëzojnë pas pushtimit osman të principatës së Gjon Kastriotit, nga Sulltan Murati II në vitin 1430. Në fundin e shek. XIV dhe fillimin e shek. XV, Kastriotët u fuqizuan në pjesën verilindore të Shqipërisë, duke zotëruar rrugën më të rëndësishme Via de Zenta, e cila lidhte Prizrenin me viset bregdetare të Shkodrës e të Lezhës. Gjatë dy dhjetëvjeçarëve të fundit të shek. XIV, zotërimet e Kastriotasve zgjerohen sidomos në rajonin e Prizrenit, të Gostivarit e të Tetovës. Sipas burimeve osmane gjyshi i Skënderbeut, Gjergj Kastrioti kishte marrë pjesë në betejën e Kosovës më 1389.
Në një dokument të vitit 1420, Gjon Kastrioti, si vasal i osmanëve, i’u lejon tregtarëve raguzanë që të tregtojnë në tokat e tij. Mallrat raguzane hynin në grykën e Shufadas, pastaj kalonin nëpër Vaun e Dejës dhe mbërrinin në Prizren, për të marr rrugën për në Novobërdë e gjetiu. Pas pushtimit të Selanikut, i cili ishte koloni e rëndësishme e venedikasve në detin Egje, osmanët nën udhëheqjen e Sulltan Muratit II, dhe të komandantit Ishak beut, pushtuan tokat e Gjonit, duke ia shkretuar një sërë kështjellash. Dobësimi i tyre solli në krye familjen e njohur të Dukagjinëve. Sipas Skënder Rizës, osmanët i’u dhanë privilegje dukagjinasve në vitin 1438, qe t’i lejonin raguzanët të qarkullonin nëpër tokat e tyre dhe të paguanin doganën në afërsi të Prishtinës, njësoj si në kohën e Gjonit. Sipas studiuesit, Tonin Çobanit, Lekë Dukagjini, i biri i Palit, ka lindur në Ulpianë në vitin 1410, gjë që dëshmon se ata u forcuan dhe u konsoliduan në këtë trevë, kurse Prizreni ishte kryeqendra e principatës së tyre. Lidhur me këtë humanisti shkodran Marin Barleti, në “ Historinë e jetës dhe vepravet të Skënderbeut “, thotë se Pali dhe djali i tij Nikollë Dukagjini ishin zotërues të Zadrimës së Sipërme si dhe të Misisë së Sipërme ( Kosovës ).
Skënderbeu meremetoi kalanë e Prizrenit
Në vitet e 40-ta të shek. XV, Sulltan Murati II synoi pushtimin e Hungarisë. Hungarezët, të udhëhequr nga Janosh Huniadi, u lëshuan përgjatë Danubit në territoritn e Rashës, ku i’u bashkëngjit edhe Gjergj Brankoviçi. Të dy ushtritë u takuan në afërsi të Nishit, më 3 nëntor 1443. Sipas Jozef von Hamerit në “ Historin e Perandorisë Osmane “, ushtria osmane përbëhej prej tri kolonave, njëra prej të cilave komandohej prej “ një beu të panjohur “, që ndoshta duhet të ketë qenë Skënderbeu. Pasi ushtria osmane pësoi disfatë të rëndë, Skënderbeu shfrytëzoi rastin që të kthehej në vendlindjen e tij, duke kaluar pikërisht nëpër Kosovë.
Sipas Kasem Biçokut, Gjergj Kastrioti u takua në Prizren me Stanishën, për ta konsoliduar pushtetin administrativo-politik. Në “Tregimet popullore për Skënderbeun“ të mbledhura nga folkloristi i njohur Qamil Haxhihasani në viset e Kosovës, përkatësisht në luginën e Drinit të Bardhë në Has, thuhet se “ Skënderbeu kishte shëtitur dhe mbledhur gurë në lumin e Drinit të Bardhë dhe kishte meremetuar kalanë e Prizrenit “.
Kjo kryengritje njëherit konsiston edhe me çlirimin e viseve të tjera shqiptare të Kosovës, duke depërtuar në lindje deri në kështjellën e Zveçanit dhe Novobërdës. Zotërues të këtyre dy kështjellave shohim Pjetër Spanin me birin e tij Aleks Spanin, si sundimtarë të kësaj ane. Kurse qytetin e Prizrenit dhe të Pejës i kishin në duar Dukagjinasit. Për këtë arsye Skënderbeu do të shprehet në Kuvendin e Lezhës se donte të rikrijonte shtetin e Balshajve.
Pas Prizrenit ai u drejtua nga Tetova e Dibra, ku bëri edhe planin për marrjen e kështjellës së Krujës. Më 2 mars 1444 u organizua Kuvendi i Lezhës, në të cilën Skënderbeu u zgjodh komandant suprem i ushtrisë arbërore. Dukagjinët qysh gjatë ekspeditave të para ishin bashkuar në mbrojtjen e kufijve arbëror.
Megjithëse, Marin Barleti, e ngatërron Betejën e II të Kosovës 1448, me Betejën e Varnës 1444, ai thekson gatishmërinë dhe mbështetjen e Palit për Skënderbeun në mbledhjen e Kuvendit në Lezhë për çështjen e Huniadit. Përkundër princave që e kundërshtonin Skënderbeun, Pal Dukagjini do të përkrah Gjergjin, me ç’rast shprehet se “do ti jep 5000 ushtarë e në krye me ta edhe vehten e vet”. Gjeostrategjikisht dihet se kufijtë e tyre kufizoheshin me ato të Gjergj Brankoviçit, diku në Drenicë dhe ishte në interes që ti largonin osmanët nga domeni i tyre. Sipas Jahja Drançollit, burimet raguzane raportojnë se Gjergj Brankoviçi i pengoi forcat arbërore ti bashkangjiteshin forcave të Hunadit, pasi që ai kishte lidhur marrëveshje me turqit. Huniadi e humbi betejën, ndërsa mbeturinat e ushtërisë Skënderbeu i takoi në Drenicë. Këtë e dëshmon edhe Barleti, ku thot se ai takoi hungarezët dhe polonezët, të cilët i ndihmoi për tu kthyer me anije në Raguzë e prej aty në Hungari.
A u pushtua Prizreni më 1455 ?
Pas betejës së II të Kosovës, Dukagjinët u shkëputën nga Lidhja e Lezhës, duke anuar nga venedikasit, për t’u lidhur përfundimisht me osmanët. Venedikasit bënin ç’mos që ti shkëputnin Pal dhe Lekë Dukagjinin nga Skënderbeu, pasi që e dinin se pa këta princa ai do të ishte i pafuqishëm duke e pasur parasysh formacionin e tyre ushtarak prej 5000 vetash. Kështu, sipas Kristo Frashërit, Skënderbeu u mundua me të gjitha mjetet t’i shkëpuste ata nga osmanët, duke ndërmjetësuar deri tek papa Nikolla V. Sipas Millan Shufllajt, për këtë qëllim papa kishte autorizuar Pal Dushmanin (Engjëllin), peshkopin e Drshtit, i cili ishte në farefisni me Dukagjinët. Ndërmjetësimi i tij pati sukses, sepse Dukagjinasit u shkëputën nga miqësia me osmanët dhe lidhën paqe me Skënderbeun. Kjo ishte arsyeja që Sulltan Mehmeti i II, pas pushtimit të Konstantinopojës 1453, u vërsul për ti pushtuar viset e Kosovës. Ai urdhëroi Isa beun që ta rrethoj kështjellën e Novobërdës të cilën e pushtoi më 1qershor 1455. Së bashku me të, pushtohen edhe dy kështjella në afërsi : Prilepci dhe Prizrenci. Në veri u pushtua kështjella e Zveçanit dhe Trepça, me përjashtim të Prizrenit dhe të Pejës.
Në historiografinë e huaj dhe atë shqiptare ka mendime të ndryshme për pushtimin e qytetit të Prizrenit nga osmanët. Në publikimin e defterit të Ejaletit të Rumelisë të viteve 1452-55 nga orientalisti Dr. Iljas Rexha, ku përfshihej vilajeti i Bistricës, figurojnë një sërë fshatrash që ishin pushtuar përkohësisht nga osmanët e që gjendeshin në nahinë e Gurit-Gorës, Rudinës dhe Domeshtiçit, por jo edhe qyteti i Prizrenit. Jireçeku mendon se Prizreni është pushtuar më 21 qeshor 1455. Këtë mendim e ka përkrahur edhe Franc Babingeri në biografin e Mehmetit II, por asnjëri e as tjetri nuk japin burimin.
Sipas Kasem Biçokut, sultan Mehmeti i II ishte angazhuar vet në këtë rrethim, ku vendos kampin në fshatin Reçan të Prizrenit, në mesin e muajit qershor 1455. Por, Prizreni nuk kishte rënë në duar të osmanëve, pasiqë, sipas Barletit, atë e mbrojti Nikoll Dukagjini me ushtrinë e tij dhe me “ banorët fort trima të Mysisë së sipërme “.
Prizreni ndoshta u pushtua përkohësisht në vitin 1459 dhe Peja 1463.
Skënder Rizaj kundërshton Jireçekun dhe Franc Babingerin, duke u bazuar në historianin turk Ismail Uzunçarshli, i cili thotë se në vitin 1459 veziri Mahmut pasha, pas pushtimit të Smederevës e nënshtroi edhe Prizrenin kryengritës. Kurse, osmanologu i njohur Jozef von Hameri thot se Mehmeti, pasi e pushtoi Prizrenin më 1459, iu vërsul Smederevës. Kjo mund të forcohet edhe nga e dhëna e kronistit osman Oruçit, i cili thotë se “ në vitin 863 hixhri (1459), sulltani sulmoi Semendrën ( Smederevën ) të cilën e pushtoi dhe aty caktoi Mehmet beun si administrues, ndërsa Evrenos beun e urdhëron që të sulmoj “ Vilajetin e Shqiptarëve “. Mirëpo, sipas prof. Biçokut, ky pushtim ishte i përkohshëm, sepse nuk ishte konsoliduar pushteti osman në këtë qytet.
Prania e Skënderbeut në Kosovë
Prezenca e Skënderbeut në këtë trevë dhe idea e tij e shtetit centralist që synonte ta krijonte, gjeti vend gjatë viteve 60-ta të shek. XV. Në dokumente të viteve 1460-63 ai cilësohej si “ Zot i Arbërisë ”.
Për këtë shkak, Lekë Dukagjini shprehet se “ nuk do të jet më nën Skënderbeun ”. Ndërmjetësimi i papa Piut II, me ndihmën e Pal Engjëllit, peshkopit të Durrësit në vitin 1463, bëri që Leka të shkëputet përfundimisht nga osmanët dhe të pajtohet me Skënderbeun, duke i shërbyer deri në shtratin e vdekjes. Sikur Lekë Dukagjini, po ashtu edhe princërit tjerë e dinin se pa Skënderbeun në krye s’mund ti ndalnin hovin ushtrisë osmane e cila udhëhiqej nga sultan Mehmeti i II. Kështu, për ta siguruar kufirin veri-lindorë dhe me kërkesën e mbretit boshnjak Tomashit, Skënderbeu kreu një fushatë të suksesshme në Sjenicë më 1464. Këtë e vërteton edhe kronisti osman Ashik pasha Zadeja në “ Historinë Osmane ”, ku thot se në vitet 1462-63 “ Mehmeti, i cili pushtoi Bosnjën, në atë kohë vuri si qëllim Hercegovinën dhe Shkodrën e shqiptarëve, ai nguli këmbë edhe për të tjera ”.
Kasem Biçoku, i cili bazohet tek medievisti Francisk Pall nga burimet mesjetare të Arkivit të Napolit, konkludon se Skënderbeu në fillim të muajit shtator të vitit 1464 u nis me ushtrinë e tij nëpër Prizren-Pejë në drejtim të Sjenicës, me ç’rast ndeshet me ushtrinë osmane në Sjenicë, të cilën e shpartallon.
Në qoftë se kjo tezë mirret për bazë nga medievistët dhe nga studiuesit e tjerë, atëhere do të linte të kuptojmë se Rrafshi i Dukagjinit, duke përfshirë edhe një pjesë të Drenicës, ishte ende brenda kufijve të shtetit centralist të Skënderbeut, deri në kohën kur ai u sëmur më 1467, me ç’rast një ushtri osmane kalon nëpër Prizren e pastaj nëpër Mirditë, për ta pushtuar Shkodrën। Por ajo u shpartallua nga Lekë Dukagjini në lumin Kir, diku në afërsi të Shkodrës…
(Ky shkrim është botuar në gazetën e përditshme” Koha Ditore”, shtojca për kulturë, me datë 19.05.2007)

No comments:
Post a Comment