Aktor, Regjisor, Alfredo Xheims Paçino, i lindur më 25 prill 1940 në qytetin e Nju Jorkut. Babai i Alfredos braktisi familjen kur Alfredo ishte ende foshnje,dhe pastaj djaloshi u rritë nga nëna e tij dhe gjyshërit e tij sicilian, në një zonë të rrezikshme të Manhanit,në Harlemin lindor . Si një amator filmi, Alfredo ishte i njohur në lagjen e tij për imitimin e legjendave të filmit.
Qysh ne moshe te re ai ka punuar punë të ndryshme ,përfshirë edhe si portier teatri, mbikëqyrës ndërtimi, megjithatë, ai ka dëshiruar më shumë studime kreative dhe keshtu shumë shpejt u regjistrua në “Herbert Berghof Studio”në Nju Jork ku ai filloi te shkëlqeje në dramë dhe në arte.
Fazli Rrezja
Në moshën 17 vjeçare ai u rivendosë në zonën e fshatit Grenviq, e cila shërbente si qendër për përformimin e artit të Nju Jorkut në vitet e e50-ta dhe 60-ta. Pas një kohe të shkurtë, ai bëri pjesën e parë në produksionin e teatrit “Hello Out There”, regjia e bërë nga mentori dhe shoku i tij Qarls Lafton. Kah mesi i viteve të 60-ta, ai punoi si aktorë në “Café La Mama”dhe “Living Theatre “,ku ai kënaqej me një rrjedhje të qëndrueshme të roleve të dyta dhe pjesëve të vogla. Paçino vazhdoi studimet nën drejtimin e Li Strasbërg në “The Famed Actor Studio”, ku ai mësoi për “Method-Acting Aproach”
(që përshkruhet si teknik në të cilën aktori kërkon të gjejë indentifikimin e plotë të aktorit,që ai është duke interpretuar) e cila më vonë do të ndikoj në interpretimin e tij në disa nga karakteret më komplekse kinematografike.
Gjatë viteve të 60-ta punoi me Carlls Pleihaus në Boston , ku ai u shfaq në një numër produksionesh përfshirë “American Hurrah” ( brohoritja Amerikane ) dhe “Awake and sing “ (Zgjohu dhe këndo) të vitit 1967. në vitin 1968,Paçino u kthye në Nju Jork dhe bëri debutimin e tij jashtë Broadway,në një shfaqje një aktëshe” The Indians wants the Bronks “ ( Indianët e dëshirojnë Bronksin), për të cilin ai fitoi çmimin “OBIE” aktori më i mirë .Ai diplomoi në Broadway ,ku u shfaqë në “ Does the tiger wear a necktie “më 1969( a vendosë tigri Kollare), në të cilin fitoi çmimin “Tony Award “.Një grup metropolitan dhe kritikë të njohur të dramës ,e zgjodhën atë si një aktorë i ri që premton shumë në Broadway.
Pas pushtimit të skenës ,Paçino provoi vetën në ekran duke debutuar filmin e tij “Me,Natalie”më 1969(Unë,Natalia) ,pastaj ai morri rolin udhëheqës (si një vartës i drogës )në “Panic in the Needle Park” më 1971(Paniku në Parkun Nidëll). Regjisori Fansis Ford Kapolla ishte aq i impresionuar sa që i dha Paçinos rolin lakmitarë të Majkëll Korelones në filmin “The Good Father”më 1972,(Kumbara) sipas disa argumenteve njëri nga rolet më të mëdha në kinematografin moderne Amerikane . Ekzekutuesit e studios ishin tepër skeptik kur njerëz të rëndësishëm të Holivudit si Voren Biti dhe Xhek Nikollson nuk vëren virtualitetin e Paçinos. Në interpretimin e tij në çerdhen trashëgimtare të mafias ,talenti i rrallë i Paçinos eksplodoj në ekran.”The Good Father”është përgëzuar nga shumë kritik dhe shikues dhe ai morri nominimin e parë në Oskar si aktori përkrahës më i mirë (The best supporting actor) në 1972. dy vite më vonë , ai përsëriti rolin e tij si një Korleone më i pjekur në vitin 1974,”The Good Father II”, këtë herë duke e siguruar Oskarin si aktori më i mirë (The Best Actor)
Në projektin tjetër, Paçino bashkëpunoi më regjisorin Sidnej Lamet dhe fitoi edhe dy nominime Oskari më shumë për rolet e tij si një policë i pa korruptuar “Serpico”,(Serpiko)më 1973,dhe rolin e një plaçkitësi biseksual i bankave në “Dog Day Afternoon”(Ditë qeni këtë pasdite) më 1975. Të dy filmat jokonvencional janë pritur shumë mirë ,si konfirmim i suksesit të Paçinos si një aktorë shumë rolesh. Ai siguroi niminimin e çmimit të katërt akademik për rolin e tij të një avokati “…and Justice for All” (…dhe Drejtësi për të gjithë),më 1979.
Në filmin e Brajan De Palmës “Scarface”(fytyra me vrragë ),më 1983 luajti rolin e një padrino droge të kubës,Tony Montana , së bashku me Mishel Fajferin dhe Robert Lagia. Pas një shkëputjeje 4 vjeçare , ai u kthye si një yll në vitin 1989 me trilerin e zjarrtë “Sea of Love”(deti i Dashurisë) me aktoren Ellen Barkin. Më vonë atë vitë ,ai,shtoi në repertuarin e tij me regjinë më një projekt personal të titulluar “The Local Stigmatic” (Damkosja Lokale) më 1989 .
Viti 1990 dëshmoi të jetë një dekadë produktive për të , ku ai bëri një numër të suksesshëm të filmave dhe interpretimeve të karaktereve të një shkalle të lartë. Në 1990,ai fitoi nominimin e aktorit përkrahës për rolin e tij në “Dick Tracy” të Voren Bitit dhe ka aktruar Majkëll Korleonen në “The Good father 3” .Ai fitoi çmimin akademik për rolin e aktorit më të mirë ku aktron një veteran të verbër “Scent of the Woman “(aroma e Gruas) më 1992,dhe menjëherë fitoi nominimin e aktorit më te mirë përkrahës në filmin “Glengang Glen Ross”. Në vitin 1993 ai iu bashkua De Palmes në filmin “Carlito’s way”( Mënyra e Karlitos).Paçino i kushtoi nderime gjyshit të tij në filmin “two Bits”( Dy copa) në të cilin ai aktroi karakterin e një kushëriri të largët. Më vonë atë vitë ai aktroi rolin e një detektivi të vendosur në filmin e Majkëll Menit “Heat”,(nxehtësia) më 1995, përkrahë të njohurit Robert De Niros,i cili aktroj njëkohësishtë rolin e një kriminelit të vendosur . Filmi “Heat” e ribashkoi Paçinon dhe De Niron për herë të parë qysh prej filmit “The Good father 2” pjesa e dytë dhe poashtu shënoi shfaqjen e tyre në ekran ,së bashku.
Në vitin 1997, ai pranoi lëvdata për interpretimin e tij ”Donnie Brasco” së bashku me aktorin Xhoni Dep. Filmi “The Devil’s Advocate “(Avokati i Djallit) së bashku me aktoret si Kiani Rivs dhe Çarliz Teron. Në vitin 1999 është nominuar për Oskar”the Insider “,( Njeriu i Brendshëm),ku ahtroj së bashku me Rasëll Krou. Në fund të vitit1999 morri pjesë në filmin e Oliver Stonit”Any given Sunday”( Çdo e diele e uruar) në të cilin aktroj rolin e një trajneri të futbollit. Në vitin 2002, ai gjeti vetën në rolin e një polici të Los Angjellosit, duke u marrë më hetime në Alaskën e pa natë “Insomania “(Pagjumësia) të Kristofer Nolanit. Filmi “The recruit”(Rekruti) të Dizneit, ku aktron së bashku me Kolin Ferël, dhe që u vendos në maje të toplistave.
Nëpër karrierën e tij, Paçino lëvizte ndërmjet ekranit dhe skenës .Në vitin 1977,fitoi çmimin E dytë për pjesën e tij në produksionin e Brodveit “The Basic Training of Pavlo Humel”,( ushtrimet themelore të Pavlo Humelit).Në vjeshtë të 1979-tës ,ai zgjodhi rolin sfidues të shfaqjes “Richard 3”(Riqardi i tretë) dhe prej viteve 80-83 ai u paraqit me ndërprerje ,si ashtu edhe Valter Kol ,në “American buffalo”(Bizoni Amerikan) të regjisorit David Mamet, duke performuar skenën nëpër SHBA dhe Britani.
Edhepse Alfredo Paçino konsideron vetën së pari si një aktorë skene ,filmat e tij ,janë medium që e ngritën atë dhe e bënë yll. Karriera e tij, shtrihet në 5 dekada dhe me mbi 30 filma, regjisor të shumicës së filmave ,kanë qenë regjisor të paharruar të Hollivudit.
Al Paçino kurrë ska qenë i martuar edhe pse ka pasur disa lidhje të gjata me aktoret si:Xhill Kllajbër, Marthe Kellër dhe Dajan Kiton.Në vitin 1989 lidhja e Paçinos me mësuesën e aktrimit Zhan Tarrant,solli një vajzë ,Xhulin.
Ai nuk është i rehatshëm nga popullariteti i tij i madhë, dhe si rezultat ai mundohet të tërhiqet nga qendra e vëmendjes Tash jeton në një apartament modest në qytetin e Nju Jorkut , me të dashurën e tij ,aktoren Biverlli Diangjellome të cilën filloi të takohet që nga viti 1997. Në janar të vitit 2001,ai ka fituar çmimin nga Sesill De Mill për arritje të karrierës në ceremoninë e Globit te artë. E dashura e tij Diangjello lindi binjak ,një vajzë dhe një djalë ,Antonin dhe Olivin.
Rrezja journal 2004