Vallëzimi Tango shpallet nga UNESCO pjesë e trashëgimisë kulturore
Vallëzimi i njohur “Tango” është shpallur pjesë e paprekshme e trashëgimisë kulturore të njerëzimit nga UNESCO. Organizata e KB-së për Arsim,shkencë dhe Kulturë, ka për qëllim të bëjë mbrojtjen e disa trashëgimive kulturore që janë nën kërcënimin e zhdukjes për shkak të ndryshimeve globale. Argjentina dhe Uruguai, prej ku e ka origjinën vallëzimi Tango, së bashku e kanë parashtruar kërkesën para UNESCO-së
UNESCO ka bërë një deklaratë duke thënë se “Trashëgimitë që kërkojnë aprovim, janë ato që transmetojnë trashëgimi prej gjenerate në gjeneratë dhe i dhurojnë komunitetit dhe grupeve të ndryshme njerëzore ndjenjën e identitetit”, duke shtuar se “Vallëzim Tango i bashkon dhe inkurajon dialogun diversitar dhe kulturor”. Zyrtari argjentinas Hernan Lombardi tha se ai është “shumë krenar se tash muzika dhe vallëzimi Tango, mbrohet si trashëgimi njerëzore”
Konventa e OKB-së,e cila ka filluar të martën në Abu Dabi , do të diskutoj nominime të tjera që sugjerohen nga shtetet të ndryshme botërore për trashëgimi të tyre kulturore. Belgjika ka bërë një kërkesë të tillë për “Kortezhin e Gjakut të Shenjtë” në Bruzh. Kina ka sugjeruar disa tradita të saj artistike, duke përshirë edhe “Operën Tibetiane”.
UNESCO ka deklaruar në vitin 2001 që traditat që ende frymojnë- prej vallëzimit, muzikës, ritualeve dhe artizanateve- meritojnë të njëjtën mbrojtje sikur thesaret natyrore dhe kulturore.
Traditat që miratohen për mbrojtje kulturore i shtohen listës që ka titullin “Lista Përfaqësuese për Trashëgiminë e Paprekshme Njerëzore”. UNESCO dhe Agjenci të tjera kujdesen për mbrojtjen dhe promovimin e përdorimit dhe kuptimit të këtyre trashëgimive njerëzore
1 comment:
Koheve te fundit Disa webmastera shqiptar kane hapure nje site se bashku si grup me fitu te holla nepemres internetit:
Kliko ne link per me shume.
http://kosads.blogspot.com/
Post a Comment