Wednesday, January 28, 2015

Jorge Luis Borges (Instants)


 
 Çastet 

Nëse do mundja ta jetoja përsëri jetën time
 tjetrën, do përpiqesha të bëja më shumë gabime.
nuk do tentoja  të isha kaq i përsosur,
do të isha relaksuar me shumë.
do të isha më i marrë seç kam qenë
në fakt, do merrja pak gjëra me seriozitet .
do të isha më pak higjienik.
do rrezikoja më shumë.
do shkoja në pushime  më gjatë.
do sodisja më shumë perëndime të diellit
do ngjitesha në male më shumë, do notoja në shumë lumenj
do të shkoja në vende që s’i kam bredhur kurrë
do të haja më shumë akullore e më pak bizele
do të kisha më shumë probleme reale, e më pak të imagjinuara

Kam qenë nga njerëzit që kanë jetuar  me kuptim e begati
në secilin minutë të jetës së tij;
Sigurisht, kam pasur edhe momente gëzimi.
Por sikur të mundja të kthehesha prapa,
Do të  shijoja vetëm momentet e mira

Sepse  nëse nuk e dini, vetëm prej çasteve përbëhet jeta,
 mos humb çastet e ditës së sotme.

Unë kam qenë një prej atyre që kurrë
nuk shkuan ndokund pa termometer,
pa shishe me ujë të ngrohtë,
ombrellë e parashutë.
Po të jetoja përsëri do udhëtoja më lehtë

Sikur të jetoja sërish.
do ecja këmbëzbathur nga pranvera
deri në fund të vjeshtës.
do luaja më shumë nëpër karusele
do sodisja më shumë agime mëngjesi ,
e luaja më shumë me fëmijë,
sikur të kisha një tjetër jetë para meje
.
Por siç e shihni, jam 85 vjeç
dhe e di që jam në buzë të varrit.


------------------

Perktheu: Fazli Rrezja

1 comment:

Anonymous said...

Hey - I am really delighted to find this. great job!

Search This Blog