U ZHYTA NË OQEANIN TËND
U hodha ne oqeanin tënd
valë të pashpresa me morën në thellësi
frikën ma fshehën larg diku
dielli në horizont më mashtroi me ngrohtësi
U zhyta në oqeanin tënd
lodhë e këputur nga jeta
ledhatimet e valëve më përplasën shkëmbinjve
në një breg të humbur, vetën gjeta
--
JETA
Të kam thënë se i njëjti diell çdo mëngjes lind
Zogjtë sa herë që vinë sjellin gjallërinë
që me vete morën dikur
Por, kur engjujtë nisen në rrugën e tyre
marrin nga ne një copë të jetës
E dhembja ngadalë fiket
me nismën e këngës së re
dhe në ne lindin
mijëra dëshira
mijëra shpresa
për një jetë të re
---
Bishat ('99)
Fikni dritat sonte!
Erresira nuk sheh ne erresire
Britmat ne terr nuk njihen
Bishat ne gjysmen e erret te henes fshihen
Mbyllni dyert sonte!
Duar te pergjakura trokasin
Zera te cjerr therrasin
Ne gjume endrrat na vrasin
Fikni edhe henen sonte!
Gjahu kanibal ka filluar
Syte sme besojne
te shohin nje mengjes te aguar
Heshtni fjalet sonte!
Bishat mund te ju degjojne!
se neser ndoshta perdja bie
dhe i vie fundi kesaj tragjedie
---
NJË DITË UNË S'DO TË JEM UNË
Një ditë do të kesh mall të më shohësh
por, atëherë do të jem tretur
nga horizontet e syve tu
Një ditë do të kërkosh fjalën time
por, atë e morri era
se ti nuk i dhe krahë
Një ditë do të kuptosh se kush isha unë
por, në mëngjesin e zbehur
s'besoj s mund të shihet dielli
Një ditë do të kujtosh ditët që patëm dikur
por, një puhizë e lehtë
mund të sjellë furtunë
Një ditë do të shëtisësh në një park
por, unë s'do jem aty
as si hije, e as si unë
---
LULJA
Pa dritë më lanë
rrënjët mu than
gjethet më ranë
të shkrete me lanë
me errësirë më vranë
Në këtë dimër të ftohtë
Ujitëm veç me lot
Pa ajër, pa emër, pa mot
---
Nanës
Kur fjalët mu sosen në buzë të dridhun E kur loti rrëke, mu shter në këta sy Atëherë shpirti pa nda filloi të rrah. Nanë, sa e trishtueshme kjo jetë pa ty
Kur drita e mëngjesit mi përpëlit sytëE zani yt i ambël më kthjell përditë Atëherë zgjohna nga andrra pa i qel sytë. Nanë, athu te ti a asht natë a asht ditë?
Kur nata tinza m'i msheh yjet dhe hanënE kur furtuna dritën e diellit ma mloj Athere prehni yt i zemrës vatër m'bahet Nanë, veç n'zemrën tane unë pushoj
---
N'dash!
N'dash zgërdhiu, shaj e truj
N'dash rri mazun, mrrolu e shuj
N'dash l'sho pe, fjal mos i ban kuj
N'dash qen'ro i fort, shty e muj
N'dash argat, shko ne dhe t'huj
N'dash rri unt, veq buk e uj
N'dash ha mish, zi e gatuj
N'dash mushu men, m.. mos bluj
N'dash ha llaf, fjalt posht mos i gjuj
N'dash the qafen,t'hift vetja n'huj
N'dash kënaqu, kesh e kruj
N'dash e n'mos dash... !
se mas mrami sen si met kuj!
--
Gjurmet
Sa here qe rruges i qete ec
dhe ndonje melodi pamendueshem me tret
se c'ndjeje te me ndjekin ca hapa te lehte
dhe nje peshperitje e bute ne vesh me flet
"Mos humb gjurmet e jetes, se as n'kujtime nuk mbetesh"
---
KUR NATA BJEN
Kur nata bjen dhe gjumi nuk me merr endrrat treten larg, endrrat treten largte kerkojne ty
Kur agimi zbardh diten dhe prap ndjeje vetmi zemra shikon larg, zemra shikon larg por s'te gjene ty
Ti pa meshire shkele pragun tim dhe guxove krijove dashurine tash e braktise, e le ne gremine
Ere e lehte ne mua fryne, aromen tende sjelle e ti here me dukesh, here me zhdukesh si nje pranvere.
Kur loti yt shkelqen, mua dicka me thote as hena s'me ndriqon, as dielli s'me rrezon se ti s'kthehesh dot
---
Dikur te therisja me nje emer tjeter
Dikur te therisja me nje emer tjeter. Ne peshperitje te shkujdesuna u tretnim Endrrat qe i rrefenim njeri tjetrit Neteve te vona ende pa fjetur
Nen drite e henes, ende pa aguar. humbisnim shpesh ne nje rruge te vjeter krekoseshe si femije i lazdruar sa here te therrisja me ate emer tjeter
Dikur te therisja me ate emer tjeter emer, qe te sjellte ndjesi Por, me s'te theras se ke nje tjeter tash, te kujtoj veq me ate emer te vjeter
---
Riga
Ne Rige rigon shi
une dhe ombrella ime e prishur strukemi nen cati e mbi kupol maca e zeze skulptur vezhgon njerzit me kersheri
Ne Rige urat e vogla jane to bekuara me dry hekuri, me qelsin e humbur ne lum, i gdhendur me fjalet "Pergjithmone" nje kujtim nga ata qe duhen shume
Ne Rige, dita fillon me ecje prane Daugavas* dhe ne parqet me skulptura dhe fontana qe u freskojne kalimtareve jeten e ne rrugen e luleve syte gjithmon u mbeten
Ne Rige, nata eshte e ndritshme perplote ngjyra te zhurmes e qetesise e mamerlleku te zgjon e te thote: miremengjesi, mireseerdhe ne Rige
-----
DIKU LARGE
Varg perplot njerez Me shpresa te humbura Det i madh mbushur me lot Me kujtime te lagura ne gjak
Nje ofshame ne heshtje Nje pershendetje plot mall Rruge te gjata, jete ne harrim Nje udhetar i verber tretet Diku large atdheut tim.
----
LUMI
Lumi i qytetit tim, është valë-valë aty duket edhe ndonjë pulëbardhë Lulja buzë tij heziton gurët në thellësi ura mbi të është vet histori.
Lumi ecën qetas në shtratin e tij, E në mua bredhin kujtimet Sikur flutrat pas luleve të padukshme
----
DIMRI
Fjolla bore, në heshtje mbulojnë ngrohtësin.
Rënkime zogjësh dëgjohen në pullazin tim
Fjollat shkrihen në lojën e fëmijëve të qeshur në mashtrim
Acari tinëzisht s'kuq faqet, ia dridh trupin. E lotët mbesin të ngrirë në sytë e qytetit tim
A, është bukuri me të vërtetë? apo thjesht siç thotë Migjeni: "Bukuria që vret"
---
Kënga jonë
Nuk dridhet para stuhisë së kohës.
Krahët e saj furishëm depërtojnë,
thellë diku në shqisat e melankolisë
Por, nuk mbetet aty, fluturon drejtë kaltërsisë.
Ajo u jep dritë, syve tanë të lodhur
ndriçon rrugën e ardhëmërisë.
M'plakjen e debon dhe qesh me të,
ashtu si i qesh vdekja jetës.
Kënga jonë nuk hesht
Det i trazuar në zemrën
e çdo shqiptari.
vuajtjet ikin prej saj,
si ikën i gjalli prej varri.
Kënga jonë, shkëlqim lotësh në sytë e lokës
shëron plagë, shuan malle
tingulli i saj pajton rrënjët e thata
E shqipja rritet, s'bashku me ritmin e saj.
Kënga jonë, këngë mbi këngë
legjendë e paharruar
Edhe zogjtë prej zilisë
vdesin duke kënduar
Le të shkrihet bota në zjarrin e saj
Se ajo, nuk është fëmijë i gjetur,
në luginat e pikëllimit.
Në harres ka mbet gjithçka.
Por, jo kënga jonë.
Ajo është shqipe mali, që kreshtove fluturon
Jehonë e saj, zgjon eshtrat e kalbura në varre
vallëzojnë s'bashku vallen
vallen e të parëve.
---
LAGËSHTI HYJNORE
Mos rri e vetmuar në këtë natë
Ngushllim mos kërko në vetmi.
Buzët e tua antike, mua falmi
Mos i le të thahen pa lagështi.
Pse, rri e hutuar dhe fsheh ndjenjat?
Kur ato në zemër të pëshperisín diçka
të lusin dhe mezi s'presin, e të thotë:
Një puthje, një puthje, hej bre veq një
Ti hesht dhe tenton t'i ndalësh, por... rëmbehen, behen qull.
Buzët e tharra shekullore
që kërkuan lagështin!
lagështin hyjnore!
-----
PULËBARDHA IME SHTEKTON
Pulëbardha ime shtekton, drejtë largësive qielli luan dhe qesh me të
largohet në pafundësi
zhduket në shikimin tim
Rrapllima e krahëve të saj, tregon lamtumirën e fundit.
Mbarimin e fillimit të një miqësie.
Pulëbardha ime rënkon n'fluturim
Unë dhe qielli e kuptojmë.
Shkon në viset, ku mund të gjej
ngushllimin e asaj miqësie
që e shkrumua në lulëzim.
Edhe nata dënesë në lotin e saj
Edhe ajo e kupton largimin
Pulëbardha la tokën time të shkretë
vyshku gjelbrimin e gjethëve të zemrës,
Por malli nuk shuhet, dhe pret,
kthimin e pulëbardhës në folen time
---
No comments:
Post a Comment