Saturday, January 6, 2007

Rock gjurmë

EDI VEDER, NJË IMAZH MBRESËLËNËS I ROK MUZIKËS..

Në vitin 1991, bendi Pearl Jam nxorri albumin e parë të titulluar “Ten”, i cili u vendosë në maje të toplistave me tekstet e tyre plot mllef. Me hitet e tyre si "Alive", "Evenflow" ,"Black,", “Jeremy” Bendi gjurmojë mllefin, depresionin dhe vrasjet, duke iu dhënë forcë gjeneratës pasive të adoleshentëve amerikanë ,e njohur si gjenerata X. Edi me një stil të veqantë, me anë të këngëve shprehtë revoltën dhe mllefin ndaj realitetit që mbizotronte.


Shkruan; Fazli Rrezja

Edward Louis Severson III Këngëtar, shkrues i këngëve, i lindur më 23 dhjetor 1964 në Evanston, Illinois. Me një jetë familjare plot trazira, Edi (i cili morri mbiemrin e vajzërisë së nënës së tij), filloi të mirret me rok muzikë në moshën adoleshente.





Ai në veqanti ishte i ndikuar nga zhanri i bendeve pank rok : ” Sex Pistols”, “The Ramones”, ”Black Flag”dhe poashtu edhe nga bendi “U2”. Pasi debutoi së bashku me grupin nga San Diego“Bad Radio”, në vitet e tij të njëzeta, ai iu bashkua Bendit ”Pearl Jam” në vitin 1990.

Bendi (qe morri emrin prej recelit të famshëm të bërë nga gjyshja e Edit)përbehet nga gitaristi Stone Gossard, basisti Jeff Ament, Mike McCready ne kitarë,Dave Krusen daulle dhe Eddie Vedder vokalist.
I vendosur në qytetin e Seattle, Pearl Jam udhëheqte kontigjentin e artistëve të zhanrit “grunge”, duke sjellur këtë zhanër përballë Kulturës rinore Amerikane.

Në vitin 1991, Grupi nxorri albumin e parë të titulluar “Ten”, i cili u vendosë në maje të toplistave me tekstet e tyre plot mllef. Me hitiet e këngëve të tyre si "Alive", "Evenflow" ,"Black,", “Jeremy”. Një vargë nga kënga e tyre “Garden”:


“..I will walk...with my hands bound (..unë do të ec… me duar të lidhura
I will walk..with my face blood do të ec ….me fytyrë të përgjakur
I will walk..with my shadow flag do të ec …me hijën time të varur
Into your garden,garden of stone..yeah… e të hy në kopshtin tënd të gurtë…)


Bendi gjurmojë mllefin, depresionin dhe vrasjet, duke iu dhënë forcë gjeneratës pasive të adoleshentëve ,e njohur si gjenerata X. Duke vazhduar anti-rrymën e tyre, Pearl Jam refuzoi të bëjë ndonjë klip për këngët e tyre të albumit të dytë, i cili doli në vitin 1993 me paraqitjen e daullxhiut të ri Dave Abbruzzese.

Turneu i bendit u anulua, kur hyri në një betëj të nxehtë me kompanin a shitjes së biletave”Ticketmaster” për shkakë të cmimit të lartë të biletave. Kjo mosmarrveshje,në vitin 1995 është rregulluar kur”Ticketmaster, është ballafaquar me departmentin e drejtësis. Albumi i tretë i bendit”Vitalogy”, duke u paraqitur prapë me një daullxhi të ri ,, kësaj radhe antari i bendit ”Red Hot Chili Peppers” Jack Irons.

Sikurse edhe dy albumet e mëhershme edhe albumi i tretë shumë shpejtë u ngjitë në majet e toplistave muzikore. Pearl Jam, morri pjesë në turneun evropian më 1995, së bashku me këngëtarin Neil Young. Turneu ishte aq i suksesshëm sa bendi bashkëpunoi me Nil Jongun për nxjerrjen e albumit të vitit 1995 “Mirror Ball”.

Me një profil relativishtë më të ulët, Pearl Jam vazhdoi të nxjerr albume kah fundi i viteve 90-ta, që janë pritur mirë, ku përfshihen albumet “No Code”më 1996-të, “Yield” dhe albumin “live”, ”On Two Legs” më 1998-të,dhe”Binaural” në maj të vitit 2000.ndërsa në 2003-tën me albumin “Riot Act” dhe tash në kohët e fundit para disa muajsh ka nxjerrur këngën”Man of the Hour”.

No comments:

Search This Blog