NORMA JEANE MORTENSON- MERLIN MONRO
“DUA TË PLAKEM, PA NDONJË MASKIM TË FYTYRËS …DUA TË KEMË GUXIMIN, TË JEMË LOJALE NDAJ FYTYRËS QË KAM KRIJUAR. NDONJËHERË MENDOJ, SE DO TË ISHTE LEHTË T’I SHMANGEMI PLEQËRISË, TË VDESIM TË RI! POR ATËHERË KURRË NUK MUND TA KOMPLETONIM JETËN TONË, APO JO? ATËHER KURRË NUK MUNDEMI TA NJIHNIM VETVETËN, SI NJË KARAKTER TË PLOTË?”
shkruan:Fazli Rrezja
Kariera e Merlin Monros, ka zgjatur gjatë një periudhe 16 vjeçare. Ajo ka bërë 29 filma , 24 prej të cilëve në tetëvjeçarin e saj, të parë të karierës.
E lindur më 1 qershor, të vitit 1926, në Los Angjellos, me emrin Norma Jeane Mortenson.
Nëna e saj ka qenë Gladys, ndërsa ajo kurrë nuk e ka kuptuar për identitetin e babait të saj. Për shkak të jo stabilitetit mental të nënës së saj dhe për arsye se ajo nuk ishte e martuar në atë kohë, Merlini është dashur të vendoset në shtëpinë e Albert dhe Ida Bolender, ku ka jetuar shtatë vitet e para të jetës së saj.
"Ata ishin mjafte te ashper...nuk kan dashur te me lendojne ... por, ky ka qene religjioni i tyre.. ata me kane rritur me vrazhdesi"
Në vitin 1933, Merlini ka jetuar për një kohë të shkurtë me nënën e saj. Por nënës së saj Gladys, filluan ti paraqiteshin shenjat e depresionit mental dhe në vitin 1934 u pranua në shtëpin përkujdesëse në Santa Monika. Greis Mek’ki, një mike e afërt e nënës së saj u përkujdes për Merlinin. Greis u martua në vitin 1935, dhe për shkak të vështirësive financiare, Merlini u vendos në jetimore, nga shtatori i vitit 1935 deri në qershorin e1937-ës.
Përkundër kësaj Greis, vazhdimisht e ka vizituar merlinin dhe i ka ndihmuar. Në shtator të vitit 1941, Merlini, prapë filloi të jetonte me Greisin, ku edhe ka takuar Xhim Dohertin, i cili ishte pesë vite më i vjetër se Merlini, dhe Greis insistoi që ajo të martohej me të, martesë që ndodhi me 19 qershor të vitit 1942. Bashkëshorti i saj Doherti Dougherty, iu bashkëngjit marinës në vitin 1943, dhe në vitin 1944 ai u dërgua jashtë vendit.
Merlin, përderisa ishte duke punuar në fabrikën e inspektimit të parashutave, është fotografuar nga ushtria, si një promovim i gruas që përkrahë dhe kontribuon në luftë. Njëri nga fotografët, Deivid Konover, ka kërkuar nga ajo që të bëjë fotografi të tjera me të. Në pranverë të vitit 1945, ajo shpejtë filloi të bëhej e njohur si”Ëndrra e fotografeve”, ku edhe është paraqitur në 33 ballina të revistave vendore.
Në vjeshtë të vitit 1946, ajo është vendosur, për tu divorcuar, duke thënë më vonë
"Martesa ime nuk me bente te ndihem e pikelluar ... por, as te lumtur. Une dhe bashkeshorti im mezi i flisnim njeri tjetrit...kjo ngjante sepse ne nuk kishim asgje per ti thene njeri tjetrin. Gati sa nuk vdisja nga monotonia".
Më 23 korrik, të vitit 1946, ajo ka nënshkruar kontratën me studion “Twentieth Century-Fox Studios”.Ajo zgjodhi mbiemrin e nënës së saj Monro. dhe pas kësaj ajo është quajtur Merlin Monro, nga të gjithë adhuruesit e saj. Ajo kishte një rol të vogël në filmin “Scudda-Hoo! Scudda-Hay!”, pastaj ajo është larguar si përformuese me kontratë. E ripunësuar në vitin 1948, Merlin, ka kënduar këngën e parë në filmin“Ladies of the Chorus”. Xhoni Haid, nga agjensioni “William Morris”në vitin 1949, u bë mentori dhe dashnori i saj. Poashtu në këtë vit Merlini ka pranuar të pozoj e zhveshur për kalendar.Një fakt që më vonë është përzier spekulime në karrierën e saj të super yllit.
"Holivudi eshte nje vend , ku puthja paguhet me mijera dollare ndersa shpirti vetem 50 cent".
Aktrimi i saj i parë serioz, erdhi në vitin1950, ku ka pasur një rol të vogël por të rëndësishëm në filmin “The Asphalt Jungle” dhe nga i cili ka pranuar kritika pozitive. Filmi”Clash By Night” në vitin 1952 i sollën asaj lavdata të shumta. Roli kryesor i parë i saj ishte në filmin “Don't Bother to Knock”. Marlini e takoi Xho DiMagjion në fillim të viteve 1952, ajo ishte 25 ndërsa ai 37vjeçarë. Xho, ishte larguar nga Bejzbolli, dhe shprehu dëshirën për t’u takuar me yllin e famshëm.
Në vitin 1952, Merlini, filloi të xhironte filmin “Niagara” së bashku me Xhozef Koten, film që e vendosi famën e saj, pas filmit tjetër të madhë “Gentlemen Prefer Blondes”. Ajo dhe Xhejn Rasell kanë nënshkruar emrat e tyre dhe kanë vendosur duart dhe këmbët në cementin e lagësht, në Bulevardin e Holivudit , para teatrit kinez. Më 14 janar Xho dhe Merlin, u martuan ,Xho ishte një tip xheloz dhe nuk ka qenë i dhënë pas famës. Ai ka dëshiruar një amvise, jo një yll të madhësis së saj .. martesa ishte në telashe qysh nga fillimi.
“E kam ditur se i takoj publikut dhe botes. Jo, sepse isha e telentuar ose e bukur, por, per shkak se une kurre nuk i kam takur dikujt tjeter".
Më 29 maj, ajo filloi të xhironte filmin ”There's No Business Like Show Business”.Gjatë verës ajo ishte sëmurë nga bronhitisi dhe anemia. Për herë të parë, shfaqen efektet e marrjes së pilulave të gjumit, gjatë viteve të fundit.. Shpesh e përgjumur, e lodhur dhe duke qarë gjatë aktrimit. Në vjeshtën e vitit 1954 ajo ndahet nga Xhou dhe më vonë divorcohet. Në fillim të1955, Merlini, prapë kthehet ne Nju Jork, dhe i bashkëngjitet studios së aktorëve, për të ndjekur hapat e një aktoreje serioze. Aty takohet me Li Strasberg. Strasberg dhe familja e tij kanë luajtur një rol të rëndësishëm në jetën e saj.v Ajo njihet me Artur Millerin dhe pastaj pason martesa e tyre një vit më vonë.
Për Merlin Monron, Milleri paraqiste një teatër serioz dhe një intelekt atraktiv. Ndërsa për Millerin ajo, ishte një premtim i madhë, fenomen dhe një aktore mahnitëse. Ajo u kthye në hollivud në shkurt të vitit 1956, pas një vit mungese, në filmin ”Bus Stop”. Pas përfundimit ajo u kthye në Nju Jork në qershor, poashtu u kthye edhe Milleri. Ata u martuan më 29 qershor, në Nju Jork. Pastaj shkuan në Londër, kështu që Merlini, mund të fillonte ne filmin “The Prince and the Showgirl”, së bashku me Laurens Oliver. Bashkëshorti i saj fillon të dyshoj në martesë. Sidni Skolsky thotë
Filmi “Bus Stop”, u paraqit në Londër në tetor të vitit 1956, me plotë lavdata për bukuroshen. Merlin Monro, u kthye në Holivud serish në vitin 1958, për të bërë filmin “Some Like It Hot”, së bashku me aktorët Xhek Limon dhe Toni Kërtis. Shëndeti i saj filloj të keqësohej, për shkak të varësisë së saj në drogë dhe përfshirjes në martesa që nuk i sillnin lumturi. Ajo shpesh vinte në xhirime vonë, dhe nuk ishte në gjendje ti kujtonte tekstet .Filmi tjetër “Let's Make Love” ka dëshmuar të jetë një film i jashtëzakonshëm, me një publicitet të aferës së saj me aktorin Iv Montan.
"Unë vonohem në takimete e punës…….ndonjëherë, edhe për dy orë.Kam tentuar të ndryshoj këtë mënyrë, por gjërat që më bëjnë të vonohem janë shumë të fuqishme dhe shumë eksituese”.
Në vitin 1960, asaj i është përcaktuar një terapi intenzive, nga Dr Ralf Grinson, një psikanalist i yjeve të holivudit. Në nëntor të vitit 1960, një ditë pas përfundimit të filmit “The Misfits”, aktori Klark Gebëll, ka pasur sulm në zemër dhe ka vdekur më 16 nëntorë. Merlini ndjente një masë të fajësis duke thënë se “ a kam lënë të më pres për orë të tëra, në atë film”. Merlini u divorcua me Artur Millerin, në janar të vitit 1961, në muajin e njëjtë kur është paraqitur edhe filmi “The Misfits”. Edhe një martesë dështoi.
"Miller eshte nje njeri dhe shkrimtar i mrekullueshem, por, nuk kishte qene e shkruar qe une te jem gruaja e tij e ai burri im”.
Në vitin 1961, Merlini bleu një shtëpi në Brentvud, Los Angjellos. Psikanalisti i saj Grinson, e këshilloi të merrte një ndihmëse e cila quhej Murrei e që dyshohej se ajo ishte “spiune” e mjekut i cili dita ditës kontrollonte jetën e Merlinit. Afera me Xhon F.Kenedin, filloi në fund të vitit1961. Në festën e ditëlindjes së Presidentit në Madison Square Garden, më 19 maj të vitit 1962, ku ajo ka kënduar këngën tash të njohur ”Happy Birthday”,atribut ndaj presidentit.
Prokurori i përgjithshëm Bob Kenedi, po ashtu ka pasur aferë me Merlinin në periudhën para vdekjes së saj. Merlin, filloj produksionin e filmit "Somethings Got to Give", në prill të vitit 1962. Shumë është përfolur për paaftësinë e saj, për përformimin dhe udhëtimin në Nju Jork, në ditëlindjen e presidentit…por, sëmundja e saj është vërtetur dhe kështu që asaj i është dhënë leja nga studio, të udhëtoj për në Nju Jork.
Merlin, është takuar me Xho DiMagjion dhe ata janë pajtuar të rimartohen serish. Data ishte caktuar për 8 gusht të vitit 1962. Studio “FOX” e ripunëson atë me 1 gusht, për të kompletuar filmin "Somethings Got to Give",natyrisht, këto ngjarje nuk rrodhën ashtu siq ishte paraparë, për shkak të vdekjes së saj të parakohëshme me 5 gusht 1962. Shumë është spekuluar për ngjarjen që lidheshin me vdekjen e saj. Por pamarrë parasysh shkakun…. Kjo nuk është dukur si një vetëvrasje. Por, Sasi e tepruar e dozës së narkotikëve apo vrajse e planifikuar nga dikush tjetër.
Varrimi i saj është bërë nga DiMagjio, i cili nuk ka ftuar askend nga Holivudi as edhe shtypin, por vetëm disa disa miqë të afërt dhe kusherirë. Duke ju referuar të paftuarve se “ata e vetëm se e kanë lënduar, Merlinin”, për 20 vite me radhë Xho, ka dërguar lule çdo javë, mbi varrin e legjendës, Merlin Monro, Karakteri i plotë i së cilës mbeti i pazbuluar në tërësi.
No comments:
Post a Comment