NATO pas luftës se ftohtë
Shkruan: Fitim Gllareva, M.A.
Gjatë konfliktit lindje – perëndim NATO-ja shërbente si një institucion i mbrojtjes kolektive te vlerave demokratike perëndimore përballë një agresioni të mundshëm ekspansiv nga një kundërshtarë i fuqishëm siq ishte Bashkimi sovjetik.
Kështu pas shpartallimit te ish-paktit të Varshavës (1989 – 1991) e ardhmja e NATO-së supozohej si shumë e pasigurtë, sidomos ne qarqet akademike fundi i NATO-së parashikohej si jo shumë i largët per shkakë se arsyeja e ekzistencës se saj nuk ishte më.Udhëheqja e Rusisë se re, përfaqësuesit e lëvizjeve paqësore si dhe simpatizuesit e një politike te drejtuar më tepër drejtët integrimit europian dëshironin se paku kufizimin e funksioneve te organizatës veriatlantike dhe njëherësh një vlerësim me të madhë te unionit europian (UE) dhe organizatës per siguri dhe bashkëpunim europian (OSBE).
NATO-ja përkundër këtyre tendencave duket sikur nuk ka ndierë shumë pluhurin e kohës. Përkundër kesaj, ajo sot është shumë aktive.
Pse u formua NATO-ja. Cila ishte ideja themelore?
Pasi qe përpjekje të ndryshme per arritjen e sigurisë internacionale siq ishte ideja e sigurisë kolektive ne formë të Lidhjes së popujve nuk funksionuan, pas luftës së dytë botërore erdhi deri te formimi i pakteve regjionale (Marrëveshja e Brukselit mes Francës, Britanisë se Madhe dhe Shteteve te Beneluksit ne marsin e 1948-tës) te cilat sipas nenit 51 te kartës se kombeve të bashkuara kishin te drejtën për vetëmbrojtje.
Me fillimin e luftës se ftohtë, qe u vu re qysh me 1947 për shkak të presionit sovjetik ndaj Turqisë dhe luftës qytetare ne Greqi, presidenti amerikan Truman paralajmëroi në një fjalim para kongresit se SHBA-të do tu japin përkrahjen e tyre te gjithë „popujve të lirë“, kurse sovjetet nga ana e tyre bënë publike permes sekretarit te shtetit Shdanov „teorinë e dy blloqeve“ e cila qoi te keqësimi i marrëdhenieve SHBA - Bashkim sovjetik dhe ndërtimi i blloqeve.
Kjo situatë bëri qe nga ana e aleatëve perëndimorë me 4 prill 1949 te formohet NATO (North Atlantic Treaty Organisation ) si një pakt mbrojtës transatlantik.
Ne nenin 5 - mbi mbrojtjen e ndërsjellë ne rast sulmi mbi njërin nga anëtarët - te kësaj marrëveshje thuhet se, „ Palët pajtohen se një sulm i armatosur kundër një apo më shumë prej tyre ne Evropë apo Amerikën veriore do te shihet si një sulm ndaj të gjithëve“. Ky nen u aktivizua për herë të parë pas sulmeve te 11 Shtatorit kundër SHBA-ve.
Ky pakt per SHBA-të paraqet edhe thyerjen e tradicioneve dhe kërkesave te vjetra te themeluesve te shtetit amerikan të cilët refuzonin lidhjen e pakteve me fuqitë e kontinentit të vjetër. Edhe pse ShBA-të qe nga fillimi morrën rol udhëheqës ata këtë rol e kuptonin me tepër si një ndihmë evroprendimorëve për ti kaluar kundërshtimet e tyre të vjetra, sidomos qështja e perdorimit te armatimit te Gjermanisë, sepse kjo qonte drejtë nje rivlerësimi te Gjermanisë dhe njëkohësisht edhe kah refuzimi i planeve franceze te pasluftës.
SHBA-të fillimisht u angazhuan per dy arsye ne NATO: në njerën anë për shkak te kercënimit të madh sovjetik, kurse në anën tjetër kishte ndikuar edhe politika e menqur e Britanisë se Madhe e cila synonte qe me qdo kusht të lidhë SHBA-të me interesat europiane.
Shtetet evroperëndimore nuk ishin ne këtë kohe në qender te konfliktit lindje –perëndim , por si duket ato vuanin nga mungesa e një koncepti të përbashkët sigurie dhe për këtë arsye ata duhej te kënaqeshin me një siguri te importuar „Made in USA“.
Fillimi i luftës së ftohtë është pa dyshim shkaku kryesor për themelimin e NATO-së, por sulmi i Koresë veriore mbi Korenë jugore te cilën sapo e kishin lëshuar amerikanët shteteve europerëndimore u la përshtypjen se një sulm i sovjetëve mund te pasonte shume shpejt dhe forcoi kërkesen për një bashkëpunim me të mirë mes anëtarëve te NATO-së. Prej këtijë momenti ShBA-të morrën timonin mbrenda NATO-së dhe njëherit pa dashje u lidhen me problemet e europerëndimorëve.
Si është e organizuar NATO?
NATO është një organizatë internacionale e cila bazohet ne principin e bashkëpunimit ndërqeveritarë, qka do të thotë se shtetet anëtare bashkëpunojnë ngushtë, por pa i dorëzuar sovranitetin e vetë NATO-së. Kjo formë e organizimit multilateral kërkon edhe organet e përbashkëta udhëheqëse.
NATO është e ndërtuar ne një organizem politikë dhe ushtarakë. Secili shtet nënshkrues i Marrëveshjes se Atlantikut është anëtarë i organizimit politikë, kurse ai nuk duhet patjetër të jetë i anëtarësuar në organizimin ushtarak. Franca, e cila nën presidentin de Gaulle braktisi organizimin ushtarak, Spanja dhe Finlanda nuk janë anëtarë te organizimit ushtarak. Organet ushtarake janë nën urdhërinë e udhëheqjes politike.
Posaqërisht struktura komanduese është ajo fushë ndaj të cilës evropianët qysh gjatë luftës së ftohtë mbanin një qendrim kritik. Kjo për arsye se kjo strukturë ndahet ne dy fusha komanduese: atë per Europën dhe Atlantikun dhe se sipas një marrëveshje interne komandanti i NATO-së për Europën duhet të jetë gjithmonë një amerikan.
Europianët përballë presionit sovjetik i cili siq duket nuk linte alternativë tjetër akceptuan edhe këtë. Megjithatë perveq largimit te Francës nga strukturat ushtarake të NATO-së me 1966 mu për shkakë të ndikimit te madhë amerikanë e posaqerishtë refuzimin e pozitës se fortë te SACEUR-it (Supreme Allied Commanders Europe) - pasi qe ai si komandant suprem i forcave ushtarake te SHBA-ve për europen është drejtpërsedrejti i lidhur me zingjirin kombëtar urdhërues dhe kështu distanca e tijë me komisionet ushtarake te NATO-së ishte e paraprogramuar - nuk pati zhvillime tjera dramatike mbrenda vetë organizatës.
NATO pas konfliktit lindje –perëndim
Me përfundimin e konfliktit lindje- perëndim dhe kërkesen europiane per përgjegjësi më të madhe dukej sikur NATO si organizatë po humbte rolin e saj te “sigurisë kolektive“. Ardhmëria e NATO-së vlerësohej si shumë e pa kjartë dhe fundi i kësaj organizate sidomos ne rrethet akademike para së gjithash për perfaqësuesit e realizmit politik ishte vetëm pyetje kohe.
Shumë fakte flisnin për një mendim të tillë, sepse SHBA-të reduktonin numrin e trupave ushtarake ne europë si dhe 90% te armëve atomike. Pastaj shtetet europiane para se gjithave Franca dëshironin një kufizim te rolit qe NATO kishte luajtur deri ne fundin e luftës së ftohtë.
Ndersa vetë NATO-ja mundohej te rikonstruohej si organizatë edhe sa i perket sigurisë europiane. Takimi i Romës ne nëndorin e 1990-shës duhej te sinjalizonte fillimin e këtijë rikonstruimi. Edhe pse rreziku i cili dekada me radhë arsyetonte ekzistencën e NATO-së nuk ishte me ekzistent ne qarqet e mbrendshme nuk dyshohej në vazhdimësinë e NATO-së. Per më tepër mbrenda NATO-së vazhdonin përpjekjet per ndërrime positive dhe sigurim te identitetit. Si pasojë e kë tyre perpjekjeve ishte vendimi per fillimin e nje mori reformash si: hapja ndaj vendeve qe dëshironin te bëheshin anëtare te NATO-së, funksione te reja dhe zgjerimi i fushës se kompetencave si dhe një “europianizim“ i alianzës veriatlantike, d.m.th. ndërrimi i strukturave per te kënaqur kërkesat e shteteve europiane per ndërtimin e një identiteti te vetë te sigurisë dhe te një politike mbrojtëse mbrenda strukturave te NATO-së.
Ne dhjetor te vitit 1991me formimin e këshillit koordinues te NATO-së (NACC- Northatlantic Cooperation Council) u morr një nga masat më te rendësishme per ruajtjen e stabilitetit ne europë. Ky këshill, i cili si forumin me të lartë koordinues ka te ashtuquajturin këshillin NATO-Rusi, ka per qellim stimulimin e bashkëpunimit mes NATO-së dhe shteteve te ish-paktit te Varshavës si dhe shteteve pasuese te Bashkimit sovjetik. Këshilli koordinues i NATO-së ne kuadër te të cilit është edhe projekti i filluar me 1994 “Partneriteti per paqe“ u shëndërrua ne korrikun e vitit 1997 ne këshillin euroatlantik.
Hapi i dytë per kah rendësia ne vazhdën e këtyre ndërrimeve perkatësisht mbrenda strategjisë se re te NATO-së ishte edhe krijimi i force te përbashket komanduese (CTJF- Combined Joint Task Forces).Ky hap kishte si pasojë një afrim te Frances me NATO-në dhe njëherit simbolizonte edhe atë “europianizimin“ e kerkuar gjatë te NATO-së.
Kjo Combined Joint Task Forces kishte per qellim tu ofronte shteteve europiane mundësinë për ruajtjen e stabilitetit pa ndihmen e SHBA-ve por me ndihmën dhe materialin e alianzës veriatlantike. Kjo perspektivë bindi edhe Francen qe të kthehet ne strukturat ushtarake te NATO-së te cilat i kishte braktisur me 1966.
Përkundër faktit se NATO-ja nuk shihte më ndonjë kercënim të përgjithshem dhe se ajo edhe me tutje si detyrë të veten themelore shihte ruajtjen e sigurisë kolektive oferta qe NATO i bëri kombeve te bashkuara (KB) dhe organizates per siguri dhe bashkëpunim europian (OSBE) per kryerjen e misioneve te paqes nën mandatin e tyre ishte ndryshimi më i madh i NATO-së. Perkrah sigurisë kolektive , menaxhimi i krisave dhe konflikteve do të ishin detyrat qe NATO-ja i caktoi vehtës per të ardhmen.
Ne jubileun 50 vjeqar te NATO-së ne Washington me 4 prill 1999 ky koncept ishte nën presion për shkak te situatës ne Kosovë. Pyetjet qe shtroheshin karshi situatës në Kosovë ishin se: a duhet NATO te veproi vetem nën mandatimin e kombeve te bashkuara dhe kështu te mbetet peng i pesë fuqive me te drejtë te vetos – sidomos i lojërave te mbrendshme politike te Rusisë dhe Kines - apo duhet te veproi edhe pa mandatimin e kombeve te bashkuara dhe te shkel te drejtat e popujve? Pas diskutimeve te rrepta para samitit te Washingtonit, posaqërisht mbi mandatimin e aksioneve te NATO-së, shtetet pjesëmarrëse ne NATO vendosen , sipas tekstit “të përpjeken për veprime ne pajtim me kartën e kombeve te bashkuara“, qka duhet kuptuar si një e drejtë qe NATO i jepë vehtes te veproi atje ku ajo e shehë te nevojshme edhe pse kjo nuk duhet te kuptohet si një mandatim i vetëvehtes.
Një pikë tjetër ishte diskutimi mbi detyrat themelore te NATO-së ne te ardhmen. Diskutim i cili përfundoi me deklarimin mbi nenin 5 te obligimit mbi përkrahjen e ndërsjellë te shteteve anëtare.
Si fushë ne te cilën NATO vepron ne të ardhmen permendet hapësira euroatlantike pa definuar saktësisht kufinjtë qfarë le të kuptojmë se nese preken interesat e sigurisë se alianzës atëherë ajo mund te veproi edhe ne regjionet qe janë më largë dhe qe nuk mbulojnë hapësiren euroatlantike edhe pse sipas tekstit parashihet vetem një “funksion konsultues“ i NATO-së. Perveq kësaj SHBA-të kërkuan një “fleksibilitet“ me të madhë posaqërisht në luftimin e terrorizmit dhe një zgjerim te fushëveprimit jashtë shteteve anëtare. Kjo kërkesë hasi në mospajtim posaqërisht te shtetet europiane te cilat frikoheshin se SHBA-të mund të marrin rolin e “policistit botërorë“. Kompromisi qe u arrit sheh ne të ardhmen një NATO te madhe, të fortë dhe fleksibel.
Ndryshimi më i madhë sa i perket strukturave te mbrendshme ishte formimi i një institucioni per politikë mbrojtëse dhe sigurie nga ana e evropianëve. Vendimi për formimin e një institucioni të tillë ishte marrë ne takimin e këshillit europian te mbajtur ne Köln te Gjermanisë.
Është shumë e paqartë se qfarë evropianët dëshirojnë te arrijnë permes ketijë institucioni. Perderisa francezet me kete institucion perfundimisht shohin mundësinë per zvogëlimin e ndikimit amerikan ne europë, britanikët permes këtijë institucioni perpjeken vetem te rrisin ndikimin europian ne Washington dhe kështu te forcojne themelet e NATO-së.
Reagimet e politikës amerikane rreth këtijë institucioni janë te dyfishta: ne njerën anë SHBA-të përshendesin ndërtimin e një politike te pavarur mbrojtëse dhe te sigurisë nga ana e europianeve posaqërisht nëse europianët ne këtë mënyrë angazhohen me tepër ne fushën e menaxhimit te krisave, kurse në anën tjetër SHBA-të nuk përkrahin inciativat te cilat mund të qonin ne pavarësimin e europes sa i perket politikes mbrojtëse dhe te sigurisë dhe të cilat këtë institucion mund ta bënin konkurrent te NATO-së. Ruajtja e ndikimit te SHBA-ve dhe pengimi i ndërtimit te një blloku europian mbrenda NATO-së janë me rendësi per SHBA-të.
NATO në fillim te shekullit 21
Në fillim te shekullit 21 duket se NATO-ja është më gjallë se kurrë më parë, pasi qe ajo përpos detyrave tradicionale te sigurisë kolektive merrë edhe një funksion të rendësishëm ne sigurimin e stabilitetit dhe transformimit ne gjithë europen.
Sigurimi dhe vendosja e paqes, si p.sh. ne Bosnje me SFOR-in dhe në Kosovë me KFOR-in (në Kosovë bile NATO-ja ka absolvuar luftën e parë te saj si alianzë)e posaqerisht angazhimi i saj ne luftën e Kosovës tregojnë gjithë dramaturgjinë e ndryshimeve.
Përpos kryerjes së këtyre funksioneve NATO-ja po realizon edhe zgjerimin e anëtarësisë se saj duke pranuar ne gjirin e saj edhe shtetet e ish-paktit te Varshaves duke zgjeruar kështu edhe fushën e vetë te ndikimit.
NATO-ja ka bërë dhe po bënë edhe ristrukturimin organizativ për plotësimin e kërkesave evropiane per strukturat e veta te sigurisë. Kohëve te fundit e sidomos pas sulmeve terroriste te 11 Shtatorit 2001 kundër SHBA-ve NATO-ja është pjesëmarrëse aktive në luftën kundër terrorizmit.
Pas sulmeve te 11 Shtatorit mbi SHBA-të dhe aktivizimit te nenit 5 mbi mbrojtjen e ndersjellë konsekuencat e këtijë vendimi ishin vështirë te parashikueshme.
Në një mënyrë kjo mund te qonte deri te permirësimi i marrëdhënieve me Rusinë qe do te rezultonte me gatishmërinë e SHBA-ve dhe shteteve te tjera perëndimore qe luftën e Çecenisë ta shihnin si qështje te mbrendshme te Rusisë.
Gjithësesi dy vjetë pas ketyre sulmeve është e qartë se lufta kundër terrorizmit është detyra kryesore e alianzës veriatlantike.
Një konsekuencë tjeter e këtijë vendimi mund te jetë edhe zgjerimi i fushëveprimit te NATO-se në regjionet e favorizuara nga SHBA-të ne kuadrin e luftës kundër terrorizmit global.
No comments:
Post a Comment