Thursday, June 14, 2007

40 Bunar Fest

40 BUNARËT FRESKOJNË PRIZRENIN




shkruan; Fazli Rrezja
40 Bunar Fest- gara e lëshimit me goma të traktorit nëpër lumin e rrëmbyeshëm ”lumëbardhi” ne Prizren, një sport atraktiv dhe unik ne Kosovë, ka filluar të bëhet festival tradicional.


.









Ky festival i veçante, është një alternative pozitive për të zgjuar qytetin nga pasiviteti kreativ i aktiviteteve sportive-argëtuese, duke filluar që nga nxitja e adrenalinës ne damarët e afër pesëdhjetë pjesëmarrësve që lundruan mbi goma traktori në ujerat e rrëmbyeshme përplot shkëmbinj e valë e deri tek kënaqësia që ky sport atraktiv i ofroj syve të qytetarëve që kishin rrethuar të dy brigjet e lumit të Prizrenit ditën e diele, dhjetë qershor


Ky festival e bëri ditën edhe më interesante gjatë shpërndarjes sëçmimeve tek fituesit dhe DJ party që mblodhi të rinj në parkun e vockël ”Kej” e deri tek një party më e trentë që u mbajt në orët e vona pas mesnatës diku pas dy tuneleve, në qiellin e hapur të grykës së lumëbardhit


Nëse dëshironi të kaloni një ditë pushimi plotë vapë, larg politikës, lajmeve e përditshmërisë së lodhur rutinore, atëherë ky festival freskues është vendi i duhur të jesh prezent.


Nuk do të mërziteni aspak sepse shoqëri ne kete argetim do të ju bëjnë edhe “Kalaja, Lidhja, Xhamitë e Kishat e vjetra, Banja turke ”Hamami” dhe ne fund një shëtitje e lehtë në kalldrëmet e sheshit “Shatërvan”


40 Bunar Fest- zhvillohet për herën te tretë me radhë në Prizren, ne qytetin ku jetojnë mbi 200 mijë banorë, dhe eshte sport i unikat i këtij lloji në Kosovë.

3 comments:

Anonymous said...

Mendoj qe eshte veprim shume i qelluar nga organizatoret (ashtu edhe nga autori i shkrimit). Prizrenit, poashtu edhe qyteteve tjera, i duhen organizime te tilla rinore, qofshin garuese, argetuese apo kulturore.

Anonymous said...

river rafting!?

Anonymous said...

shume sen interesant, Prizreni definitivisht eshte qyteti me i mire dhe ma i organizuar ne gjithqka, ju lumt

Search This Blog