Monday, July 7, 2008

Pink Floyd

SKENA E MUZIKËS MBETËT E ZBRAZËT PA LEGJENDARËT- PINK FLOYD

Fazli Rrezja

Skena botërore ende ndien mungesën e arkitektëve muzikor, grupit premier te dimenzioneve galaktike Pink Floyd. Qysh prej mesit të viteve 60-ta muzika e tyre hyn në kombinimet elektronike dhe në të gjitha mënyrat e efekteve speciale, duke i bërë shtytje formatit muzikor për të shpërthyer përtej limiteve muzikore.



Nëse ndonjëherë ndonjë grup muzikore ne bote ka menduar te beje muzike qe do te degjohej edhe pas njeqind vjetesh, duke pershtatur kontekstin e tingujve ne menyre retrospektive, atehere ky grup eshte padyshim Pink Floyd. Mbase ky grup mund te shpjegohet nepermjet nje prej kengeve te famshme te tyre ” Comfortably numb” (Qetesishte i mpire) qe flet prej Pinkun, nje yll roku i cili ndihet i izoluar nga shoqeria dhe nuk mund ta duroje presionin e jetes per shkak te fames. Atij i bie te fiket ne nje dhome hoteli para se ai te dal ne koncert. Mjeku vie per ti bere nje injeksion per ti dhene atij energjine qe ka nevoje per te performuar. Konteksti i titullit te kesaj kenge jep te kuptoj ne ne menyre dy gjera; ikjen e grupit nga skena muzikore dhe mungesen e madhe te publikut per tingujt e Pink Floyd-it. “Qetesishte i mpire” ka mbetur publiku duke gjetur ngushllim ne kenget e tyre te realizuara deri tani dhe “qetesishte i mpire” ka mbetur vete grupi i ndare Pink Floyd, qe nuk kishte nje “mjek” te hajrit per t’i rienrgjizuar ata, te pakten per te pare kreativitetin ne pleqerine e tyre si grup, apo per te sjell ripertrirje duke lene trashigimtare te tingujve te se ardhmes qe do te kishte bere Pink Floyd.


Përkundër imazhit të tyre astronomik, ata kane zbritur në tokë në vitin 1980, pas një përpjekje të zakonshme për autoritet ndaj lidershipit. Pas kësaj kohe nuk veqohen shumë aktet gjigande, të mbushjes së stadiumeve dhe majeve të toplistave, por duke ofruar më pak rekreacione spektakulare. Mirpo zbehtësia e tyre në ditët e vonshme nuk mund ta errësoj faktin se qysh nga egzistimi i parë i tyre, grupi Pink floyd ka qenë grupi më kreativ në planetin tonë. Përderisa Pink Floyd, njihen për albumet e tyre me vlera të mëdha të viteve 70-ta. Pasi që filluan të parqesin vlerat e tyre së bashku, në mesin e viteve 60, ata ndjen vetbesim nën udhëheqjen e kitaristit Syd Baret, një gjenial që posedonte dhuntin kreative, i cili ka shkruar dhe ka kënduar materialet e tyre të hershme.

Ky djalosh ka ndarë skenën së bashku me Roger Waters (bas), Rick Wright (keyboards), dhe Nick Mason (daulle. Emri i grupit rrjedhë nga emrat e parë të muzikantëve të bluzit (Pink Anderson dhe Floyd Council). Grupi shumë shpejt filloj të eksperimentoj, duke zgjeruar këngët e tyre në shtigje të reja instrumentale, duke inkorporuar edhe tinguj përkrahës me efekte të pazakonshme.Në vitin 1966, ata filluan të paraqiten në skenat londineze, duke përfshirë efektet ndriquese.

Syd Barret, filloi të komponoi efektet zbukuruese (pop-psychedelic), që kombinonin arranzhime të tingullit preokupues dhe organit, me melodi prekëse dhe fjalë të thella që paraqisnin botën me një sensë poetik dhe mrekulli fëmijërore. Grupi filloi kontratën për incizim me kompanin EMI në vitin 1967, duke u vendosur në kulminacionin e toplistës me këngën “Arnold Layne”, pastaj me “See Emily Play”,po atë vit del edhe albumi “The Piper at the Gates of Dawn”,një fascinim në udhëtimin hapsinor. Ky incizim ishte vepër që vetëm Pink Floyd do të kishte mundur ta bënte.Arsyeja që Pink Floyd asnjëherë nuk bëri një album të ngjashëm me albumin “Piper”, ishte sepse është incizuar nën udhëheqjen e Baretit. Kah mesi i viteve 1967, gjeniu filloi të përjetoi shenja alarmimi të jostabilitetit mental. Ai filloi të bënte muzikë që nuk i përshtatej materialeve , apo edhe nuk paraqitej fare.

Në fillim të vitit 1968, kitaristi Dave Gilmour, një mik i këtij grupi që ishte po ashtu nga Kembrixhi, erdhi si anetar i pestë. Ai ishte si arsye për të vazhduar funksionimin e grupit, përderisa Baret ishte ende në gjendje të kontribonte për grupin duke shkruar tekste dhe duke ndihmuar në incizime. Por, brenda disa muajve Baret doli jasht grupit. Gilmour, ishte një kitarist i mrekullueshëm, dhe grupi dëshmoi se është i gatshëm të vazhdoj më krijimin e materialeve për albume të tjera ambicioze.Pas albumit “Piper at the Gates of Dawn”, në vitin 1968 “A Saucerful of Secrets” u ngrit në vendin e parë të toplistës, me ndihmën e vizionit të Baretit.

Gjatë katër viteve të tjera, Pink Floyd do të vazhdoj të bëjë rok eksperimental. Të fshehur nën pulsin e tingujve, organit dhe kitarës, duke u përfshirë edhe ndikim të muzikës bluz dhe pop ata arritën të kenë qasje më të madhe tek adhuruesit.

Në fillim të viteve 70-ta, Syd Barret po zbehej nga memoria e shumicës së adhuruesve të Pink Floydit. Albumi “Meddle” (1971), ka formuar epin e gjërë të bendit në dicka madhështore duke pastruar ambientin fiktiv shkencor që ky grup e gjurmonte qysh prej vitit1968. Rrjedha kryesore drejtë produksionit të artit të suksesshëm erdhi me albumin e vitit 1973 “Dark Side of the Moon”, fokusimi në tekstet e këngëve, efektet e tingujve stereofonikë, ndikimi i ngjyrave të saksofonit dhe zërave përcjellës të femrave krijuan hapsirë galaktike të adhurimit ndaj këtij grupi.

Albumi “Dark Side of the Moon”, vendosi grupin Pink Floyd, në qendër të vëmendjes dhe toplistave në Amerikë. Duke pasur shitje marramendesë në historin e shitjeve të albumeve muzikore. Ndërsa si përkushtim ndaj ish antarit të tyre Baret vie kënga e njohur “Shine On You Crazy Diamond”. Në “Dark Side of the Moon”, dominon tematika e pasigurisë frikës, dhe shtjerrpësia e jetës moderne.

Albumet “Wish You Were Here” dhe “Animals” (1977), kanë reflektuar këto tematika me një zymtësi më eksplicite. Deri në këtë kohë Waters, po udhëheqte në mënyrë të fuqishme tekstet e këngëve dhe vizionin muzikor, i cili formoi me albumin “The Wall” (1979). Muret emocionale që njerzit i ndërtojnë rreth vetës për të mbijetuar. Albumi “The Wall” ishte një sukses i hatashëm, për shkak se disa nga tekstet e rënda eletronike kaluan në favor të elementeve të popit. Kënga "Another Brick in the Wall”, kaloj oqeanet dhe zyri vendet e para në toplistat botërore.

Në vitin 1980, hovi i grupit filloj të ngadalsohet. Secili nga katër antarët kishin punuar edhe në disa solo projekte. Në 1983 albumi “The Final Cut”,ishte një përkushtim mbresëlënës , me pak inovacione elektronike të ngjashme me punën e tyre të hershme. Pas pak kohe bendi u nda, për një periudhë të shkurt. Në vitin 1986, Waters ka akuzuar Gilmourin dhe Masonin në lidhje me rastin e zgjidhjes së lidershipit, Waters humbi këtë rast duke e lënë antarin Roger me albumin “Momentary Lapse of Reason”, në vitin 1987.

Pink Floyd përgjatë njezetë viteve kanë qëndruar nën hijen e liderit origjinal për të rifilluar karierën e tyre me një sukses të madh komercial. “The Division Bell”, album i tyre i parë pas shtatë viteve përjetoi sukses në vitin 1994, duke mos pasur ndikim në rok skenën e kohës, përveq në sensin e marketingut. Syd Baret ka mbetur larg syrit publik, duke qenë vetëm si një shembull i gjeniut të rrëzuar, përderisa skena e muzikës botërore ende vazhdon të mbetët e zbrazët pa legjendarët Pink Floyd

No comments:

Search This Blog