Saturday, January 6, 2007

Rock & Roll në pervjetorin e 53-të


DISA MOMENTE QË DEFINUAN HISTORIN E ROKENROLLIT



Elvis Presley në “Sun Studio” në vitin in 1954

Pesëdhjetë vite më parë, me katër korrik 1954, tre njerëz janë mbledhur së bashku për te praktikuar disa këngë që kanë planifikuar t’i incizojnë të nesërmen mbrëma. Njëri nga ta ishte një djalosh 19-të vjeçar, vozitës kamioni që quhej Elvis Presley. Shumica e njerëzve e din se çka ndodhi më tutje.

Shkruan; Fazli Rrezja

Elvis Presley, ka kënduar këngën për audicionin e kryesuesit të studios “Sun”, Sam Phillips. Përvjetori i 50-të i rokënrolit qe është shënuar para tre vjeteve ka kujtuar datën kur Elvis Prislli ka incizuar këngën e tij të parë.


Muzikantët ishin mbledhur në Studion “Sun” në Memfis, Tenisi, aty ku Prislli së pari ka kombinuar bluzin dhe rokun në këngën “That's All Right Mama”. "Ka qenë një moment i rëndësishëm i kulturës muzikore të shekullit 20-të” ka thënë historiani i muzikës Patrick Humphry, për radion e bbc-së.

Të gjitha radio stacionet në botë kanë transmetuar këngën “That's All Right Mama” në këtë ditë saktësisht 50 vite më parë kur ajo është inçizuar. Prislli, ka interpretuar këngën me kitaristin Scotty Moore dhe Basistin Bill Black, si pjesë e një audicioni për kryesuesin e studios “Sun”, Sam Phillips.

"Elvisi ka përformuar disa balada të lehta“, ka thënë Filips para se të vdiste në korrik të vitit 2003. "Ne ishin gati të ngiteshim dhe të shkonim në shtëpi, Skoti ishte duke e hequr kitarën , dhe krejt papritur Elvisi i cili nuk hoqi rripin nga krahërori i tij, doli me kreacionin e kësaj kënge” ka thënë Mur, ”Elvisi vetëm se po argëtohej, ai ishte një adoleshent i bardhë, duke përformuar disa këngë bluzi të vjetra zezakësh që i dëgjonte në Radio”.

Kënga u transmetua në Radion e Memfisit , ku u transmetua disa herë me radhë , duke nxitur dëgjuesit që të dinin identitetin e këngëtarit . Një kontrast i sigurt , këngët e popullarizuara në atë kohë. Kënga “That's All Right Mama” i përkushtohet lindjes së Rokënrolit dhe karrierës spektakulare të Elvis Prisllit.





Bob Dylan në përformimin elektrik në vitin 1965


Përformimi më i madhërishëm direkt “live” në rokenroll ka zgjatur afër 15 minuta; tre këngë të interpretuara me një zerim goditës nga bluz bendi i udhëhequr nga mbreti i ri poetik i folk muzikës amerikane Bob Dylan, i cili në moshën 24 vjeçare në një mbrëmje të ngrohtë verë, eci mbi skenën e Nju Portit më 25 korrik në vitin 1965.

I veshur me pantallona të zeza dhe maicë të gjelbër i armatosur me një kitarë Fender Stratocaster, deklaroi pavarësinë e tij nga konvencioni folk skenës, dhe shpalosi publikisht zemrën e tij të Rokenrollit. Kjo ishte hera e parë e paraqitjes së tij në publik që nga shkolla e mesme me “akordet e arta”









“The Doors” në klubin “the Whisky” në vitin 1966

Në verën e vitit 1966, protesta kundër luftës, u kthye në dhunë në bulevardin “Sunset” në Los Angelos, dhe bendi i panjohur që e quante vetën “The Doors” kishte filluar përformimin në klubin “the Whisky a Go-Go”, i cili gjendej në këtë bulevard.

Bendi ishte formuar një vit më parë, nga disa student të filmit ”UCLA”, poeti i inspiruar Jim Morrison dhe Ray Manzarek, një klaviaturist i bluzit i cili kishte studiuar pianon klasike qysh si fëmijë. "Ne ishim bendi i klubit “London Fog”, një klub patetik i natës, që gjendej afër kubit “ The Whisky”,

Manzarek ka thëne " Klubi The Whisky ishte vend i shenjte si Meka. Aty përformonin bende të mëdha”. Në atë kohë, The Doors”, kishte vetëm 15 këngë, por duke bërë dy paraqitje në mbrëmje kjo i shtyri bendin që të zgjeroj raportuarin e tyre. Këngët “Light My Fire” dhe “The End” u bënë të njohura sot e asaj dite.






Hendrix, kreacioni gjigand kitares elektrike

Në katër vitet e shkurta të sundimit të tij, super ylli i kitarës Xhimi Hendriks, ka zgjeruar kreativitetin e kitarës elektrike, më shumë se cilido njeri para ose pas tij

Ai ka mundur të përformojë dhe ka përformuar me kitare pas shpinës së tij, me dhëmbë dhe i ka vënë zjarrin. Ai shpesh ka fshehur dhuntinë e tij të çmuar si një këngë shkrues, këngëtarë , dhe mjeshtër i një rangu të gjerë të bluzit, r&b dhe zhanreve të Rokut.

Kur Hendriks, u bë një yll ndërkombëtarë në vitin 1967, dukej sikur ai ka pikur nga ndonjë planet tjetër për shkak të shkëlqimit të tij përformues. Gjatë viteve të 60-ta hershme dhe të mesme , ai ka punuar me grupe të tilla si Little Richard, the Isley Brothers, dhe King Curtis si një kitaristë përkrahës. Gjatë këtij rasti ai ka incizuar këngën “Testify”, së bashku me the Isley Brothers në vitin 1964, kjo këngë është njëra nga ato të hershme, që po ashtu ka dhënë shenja treguese për gjenialitetin e tij .

Hapi logjik për Hendriksin ishte që ai të jetë vetja, këtë ai e bëri në New York në mesin e viteve 60-ta, duke përformuar me muzikant të ndryshëm në klube dhe duke ju bashkuar për një kohë të shkurtë bluz/rok bendit të këngëtarit Xhon Hamond.

Ishte klubi në Nju Jork , ku Hendriksi u vërejt nga basisti i bendit “Animals”,Chas Chandler. Ky bend ishte në prag të ndarjes dhe Chandler i cili kërkonte të bënte menaxhimin , bindi Hendriksin të shpërngulej në Londër dhe të incizoj një solo këngë.

Bendi u formua pranë Hendriksit, ku paraqitej Mitch Mitchell në daulle, në bas Noel Redding. Kjo Trio u bë një shkëlqim ylli me një shpejtësi marramendëse në Britani, ku këngët “Hey Joe”, “Purple Haze”, dhe “The Wind Cries Mary”, u vendosen në krye të dhjetëshes në pjesën e parë të vitit 1967. Këto këngë poashtu u paraqitën në debutimin e albumit të tyre “Are You Experienced?”, një kryevepër që u bë hit i madhë në SHBA, pasi Hendriksi krijoj një sensacion në pop festivalin Monterey, në qershor të vitit 1967.

Koncertin legjendar të gushtit “Woodstock” të vitit 1969, ai i ndezi pothuaj të gjithë ata njerëz, që dëgjonin kumbimin e kitarës së tij . Çka zgjoi kureshtjen e shumë njerëzve ishte përformimi i tij gjallërues , ku përfshiheshin pjesë të ndryshme të arsenalit, përfshirë pedalet wah-wah, zërin përkrahës të solos e shumë risi të tjera.

Quditërishtë, Hendriks do të incizonte vetëm tre albume të plota gjatë jetës së tij “Bold as Love” dhe album të dyfishtë “ Ladyland” , që ishin më të gjerë dhe më eksperimental se sa albumi “Are You Experienced?”.

Dy vitet e fundit të jetës së tij ishin plot trazira muzikore, financiare dhe personale.
Është shumë vështirë të ndash faktet e jetës së tij nga thashethemet dhe spekulimet , secili e ka njohur atë mirë , ose ashtu kanë pohuar të paktën. Kritikët kanë menduar se ai do të futej më shumë në zhanrin e Xhezit, pastaj se ai do të zhytej më thellë në Bluz ose se ai ishte shumë i ngatërruar me atë se çka dëshironte të bënte .

Të tilla konfuzione përbëjnë edhe të vërtetën, mbi vdekjen e tij. Versione kontradiktore për ditët e fundit të jetës së tij që janë dhënë nga të afërmit e tij të asaj kohe, thuhet se ai ka qenë duke punuar shumë, në albumin e tij të ri të titulluar “First Ray of the New Rising Sun”, kur ai vdiq në Londër, më 18 shtator të vitit 1970, nga komplikime të lidhura me drogën. Gjatë jetës së tij ai ka bërë materiale të shumta, të cilat kanë dal në dritë pas vdekjes së tij.


Vudstoku në vitin 1969



“Kjo kurrë nuk kishte ndodhur më parë! dukej si një lloj toke e jashtëtokësorëve”. Në fundjavën e 15 gushtit në vitin 1969, afër 400,000 njerëz nga mbarë Amerika ishin vendosur në fermën 600 hektarësh të Maks Jasgurit në Bethel, Nju Jorkut , për tre ditë koncert, duke dëgjuar përformime legjendare nga bende dhe këngëtarë të cilët edhe në ditët e sotme zënë vend në historinë e rokënrolit.


Në fundjavën e 15 gushtit në vitin 1969, afër 400,000 njerëz nga mbarë Amerika janë vendosur në fermën e Maks Jasgurit në Bethel, Nju Jorkut , për tre ditë koncert ku ka pasur përformime legjendare nga bende dhe këngëtarë si; the who, Santana, Janis Joplin, Creedence Clearwater Revival, Joe Cocker, Sly dhe the Family Stone, Jimi Hendrix , Crosby, Stills, Nash dhe Young.

Përkundër vonesave, rreziku i shokut elektrik dhe anarkisë totale në prapaskenë, Vudstock-u bëri një akt magjik përfundimtar në vitet e 60-ta, në krijimin e kaosit të shiut në rok festivalin më të madh ndonjëherë dhe përjetimet më të famshme eksperimentuese të paqes dhe komunitetit në atë dekadë.

1 comment:

Anonymous said...

interesant, ska me rok and rollin, krejt baza e muzikes se mire eshte nis prej ketu.

:Gazmendi

Search This Blog