Fazli Rrezja
Vitet e vuajtjeve të Marlon Brandos janë parë qartë, ai ka shtuar peshë të madhe kah mesi i viteve 1990-ta. Sot po të ishte gjallë ai do të gëzonte ditëlindjen e 83-të, dhe do të ishte gabim i madh po ta gjykonim atë për tërheqjen e mëvonshme dhe lënien pas dore veprave të aktrimit. Performimi i tij në filmin “A Streetcar Named Desire” ka gjunjëzuar audiencën dhe renditja e roleve të tij është një lloj testamenti, për aftësinë e tij për të gjurmuar aspektet e shumta të psikikës njerëzore. Me paraqitjen e tij në rolin e Don Karleones në filmin e “The Godfather”, ai po ashtu dëshmoi para të gjithë botës me shkathtësitë e tij mbresëlënëse, se ai është më tepër se një aktor.
Aktori me qëndrimin e një burri të vërtetë, Marlon Brando, lindi më 3 prill të vitit 1924, në Omaha, Nebraska. Brando, është rritur në Illinois, pas përjashtimit të tij nga akademia ushtarake, ai ka pasur telashe, përderisa babai i tij i ka ndihmuar për të financuar shkollimin e tij. Brando, u shpërngul në Nju Jork për të studiuar tek trajnuesja për aktrim Stella Adler dhe në studion për aktor të Li Strasbergut.Adler ka qenë shpesh e certifikuar për shkak të inspirimit principiel të karrierës së mëhershme të Brandos dhe duke e futur aktorin në veprat e mëdha të letërsisë, muzikës dhe teatrit.
Përderisa në Studion e aktorëve, Brando, ka mësuar “metodën e qasjes”, e cila thekson motivimin e aktorit për veprim. Ai ka bërë debutimin e tij të parë në Brodvei, me filmin sentimental të John Van Druten, ”I Remember Mama” në vitin 1944.Kritikët e teatrit Nju Jorkez, kanë votuar për të si aktori që premton më së shumti në Brodvei, për performimin e tij të shkëlqyer në “Truckline Café” në vitin 1946. Në vitin 1947, ai ka performuar rolin e tij mahnitës në skenë, karakterin e Stanlei Koualskit, një brutal i cili dhunon kunatën e tij, në filmin “Streetcar Named Desire”, vepër e shkrimtarit Uilliams Tennisi.
Hollivudi i ndriçoi rrugën Brandos dhe kështu ai bëri debutimin filmik, në rolin e një veteranit të luftës së dytë botërore në “The Men”, në vitin 1950. Edhe pse ai nuk kooperonte me makinerinë publicistike hollivudiane, ai vazhdoi të aktroj rolin e Koualskit në vitin 1951, në versionin e filmit “A Streetcar Named Desire”, një sukses i popullaritetit dhe i kritikave, që i dhuruan katër çmime akademike.Filmi i tij i ardhshëm, “Viva Zapata!” në vitin 1952, me skenarë të shkrimtarit John Steinbeck, i cili përcjellë ngritjen e Emiliano Zapatas që nga fshatari tek revolucionari e në fund në presidentin e Meksikos. Pastaj ai vazhdoj me “Julius Caesar” dhe “The Wild One”, në vitin 1954, ku ai aktron rolin e një lideri të një grupi motoçiklistësh, në madhështinë e xhaketës së tij të lëkurës. Pastaj erdhi roli i tij fitues i çmimit akademik, në karakterin e një luftëtari përkrahës të sistemit në filmin“On the Waterfront”, një shikim goditës në unionin e punëtorëve të qytetit të Nju Jorkut.Gjatë vazhdimit të dekadës, rolet e Brandos u renditën që nga Napoleon Bonaparta në filmin “ Désirée”, në vitin 1954, në “Guys and Dolls” në vitin 1955, ku ai këndoj dhe vallëzoi, e deri në ushtarin nazist në filmin”The Young Lions”, në vitin 1958.Që nga viti 1955 deri në vitin 1958, kritikët filmik e kanë votuar atë në maje të toplistave të vendit.
Gjatë viteve 1960-ta, megjithatë , karriera e tij pati batica e zbatica, posaçërisht në vitin 1962, pas ripunimit të filmit të studios MGM, “Mutiny on the Bounty”, që dështoi të fitoi madje edhe gjysmën e buxhetit të madh vetanakBrando, ka portretizuar Fletcher Christian, rolin origjinal të Clark Gable të vitit 1935. Patetizmi i tepërt i Brandos ka arritur kulminacionin gjatë xhirimit të këtij filmi. Ai ka qenë i kritikuar për temperamentin e tij të ashpër dhe tentimin e tij për të ndryshuar skenarin. Në pushim ai ka pasur oferta të shumta, ka ngrënë shumë dhe është distancuar nga xhirimet dhe nga ekipi. Kontrata e tij për të bërë film, përfshinte 5000 dollarë për secilën ditë, fitoi 1.25 milionë dollar kur e tëra përfundoi.
Karriera e Brandos, është rilindur në vitin 1972, me paraqitjen e tij të një shefi mafioz , Don Karleone, në filmin e regjisorit Francis Ford Coppola, “The Godfather”, një rol për të cilin ai fitoi çmimin oskar për aktorin më të mirë. Ai e kthej çmimin e Oskarit , në protestën e tij kundër trajtimin të amerikanëve vendor nga Hollivudi, Brando nuk u paraqitë në mbrëmjen e ndarjeve të çmimeve. Në vend të tij ai e dërgoi një amerikane vendore nga fisi i apaqëve që quhej Sacheen Littlefeather ( e cila më vonë u përcaktua të bëhej aktore, që përshkruan amerikanët vendor), për të refuzuar çmimin në emër të tij.Brando, vazhdoi vitin tjetër në filmin e kërkuar ”Last Tango in Paris”, më pastaj ai pranonte paga të mëdha , në performimet e rolit të tij në pjesë të vogla, në filmat si “Superman” në vitin1978 dhe “Apocalypse Now” në vitin 1979.
I nominuar me çmimin akademik për aktorin më të mirë në rolin përkrahës në filmin “A Dry White Season” në vitin 1989, ai po ashtu u paraqit në komedinë “The Freshman” së bashku me Matthew Broderick në vitin 1995, ka aktruar së bashku në filmin “Don Juan DeMarco”, me aktorin e ri e të njohur Johnny Depp.Në fillim të vitit 1996, Brando, ka marrë pjesë në filmin që është pritur dobët “The Island of Dr. Moreau”. Gazeta ”Entertainment Weekly” ka raportuar se aktori, ka përdorur dëgjuese për të kujtuar tekstin e tij. Është dalluar se Brandos i pëlqejnë shumë ushqimi dhe femrat.Performimet e tij më të mira, janë rolet që kërkuan nga ai të paraqes dhe shpalos urrejtjen dhe vuajtjen. Urrejtja e tij mund të ketë ardhur nga prindërit e tij të cilët nuk janë brengosur edhe aq shumë për të.
Po ashtu shumë është përfolur nëpër revista për prindërit e tij se ata ishin alkoolistë dhe gjëra të tjera. Brando, vetë ka shkruar në autobiografinë e tij " Po të ishte babai im gjallë, nuk e di se çdo të bëja. Pasi që ka vdekur unë mendoja , O, Zot ma sjellë të gjallë vetëm për tetë sekonda sepse do t’ia thyeja nofullën“.Edhe pse Brando, refuzon të fletë për martesat e tij , madje edhe në autobiografinë e tij, është e ditur se ai ka qenë i martuar tre herë me tri aktore. Ai së paku ka njëmbëdhjetë fëmijë. Pesë nga fëmijët janë me tri aktoret, tre nga fëmijët me mirëmbajtësen shtëpiake nga Guatemala dhe tre fëmijë të tjerë i ka nga aferat e tij.Njëri nga djemtë e Brandos ka thënë për revistën “People magazine”, " Familja vazhdonte të ndryshonte formën.Unë ulesha në tavolinë për të ngrënë mëngjes dhe e pyesja tjetrin që gjendej pran meje “kush je ti?”.
Kristiani tash është në burgun shtetëror, duke vuajtur dhjetë vite dënimi, i dorëzuar vullnetarisht për vrasjen e të fejuarit të së motrës, Dag Drollet.Ai ka pohuar se Drollet, ka abuzuar fizikisht motrën e tij Cheyenne, e cila në atë kohë ishte shtatzënë. Kristiani, ka thënë se është përleshur me Drolletin dhe aksidentalisht ka shtënë me armë në fytyrën e tij. Brando, i cili ka qenë në shtëpi kur ndodhi kjo, i ka dhënë ndihmën e parë ( frymëmarrjen artificiale dhe ka thirrur urgjencën).
Në gjykimin e Kristianit, Brando ka dhënë komentin e tij në pozitën e dëshmitarit, “Jam munduar të jem një baba i mirë, kam bërë gjithçka që kam mundur".E bija e Brandos, Shijen, ishte një grua me kriza të herë pas hershme të drogës dhe mentale. Të shumtën e jetës së saj, ajo e kaloi me të ëmën e saj Tarita, (njëra nga gratë e Brandos), të cilën e ka takuar gjatë xhirimeve të filmit “Mutiny on the Bounty”, në Tahiti.Gazeta “People” ka raportuar në vitin 1990 se Shijen ka thënë për të atin e saj, Brandon "Kam filluar të mos e pëlqej babin tim për shkak se më ka injoruar si fëmijë” pas vdekjes të fejuarit të saj Shijen, u bë edhe më depresive. Gjykata pati vendosur se ajo është shumë depresive për t’u kujdesur për fëmijën e saj dhe kështu i dha të drejtën e përkujdesjes nënës së saj Tarita .
Shijen morri pushim nga spitali mental për festën e pashkëve të dielën e vitit 1995 dhe në shtëpinë e nënës së saj ajo e vari vetën.Vitet e vuajtjeve të Marlon Brandos janë parë qartë, ai ka shtuar peshë të madhe kah mesi i viteve 1990-ta. Do të ishte gabim i madh po ta gjykonim atë për tërheqjen e mëvonshme dhe lënien pas dore veprave të aktrimit. Performimi i tij në filmin “A Streetcar Named Desire” ka gjunjëzuar audiencën dhe renditjen e roleve të tij është një lloj testamenti, për aftësinë e tij për të gjurmuar aspektet e shumta të psikikës njerëzore.
Në vitin 2001, Brando ka aktruar në rolin e një hajni të xhevahireve në filmin ”The Score”, ku po ashtu aktrojnë aktorët e famshëm Robert De Niro, Edward Norton dhe Angela Bassett.Ai vdiq me një korrik 2004, për tu kujtuar gjithmonë si legjendë e filmit botërorë. Brando kurrë nuk e humbi arrogancën e tij që e vendosë atë në kulminacionin e aktorëve të mëdhenj të Amerikës, duke përfunduar këtë biografi të shkurtë, me fjalët e tij ” e vetmja gjë që aktori i ka borxh publikut është se ai nuk duhet t’i bëjë ata të ndihen të mërzitur”.
1 comment:
I perjetshem qofte kujtimi i tij.Nuk para vijne kollaj aktore te tille :(
Post a Comment