Friday, March 23, 2007

Heroi i filmave aksion

HEROI I FILMAVE AKSION BRUCE WILLIS MBUSH 52 VJET


Performimi i tij në rolin e policit John McClane, në filmin “Die Hard”(vdis si burrat) në vitin 1988 i dhuruan atij një çek prej 5 milionë dollarëve, një shumë kolosale në atë kohë dhe filmi u bë hit. ”Die Hard” vazhdoi me dy pjesë të tjera në vitin in 1990 dhe1995 që e vendosën Uillisin përkrah grupit elitë të aktorëve heronj të filmave të zhanrit aksion, siç janë Sylvester Stallone dhe Arnold Schwarzeneger.

Fazli Rrezja


Aktori Walter Bruce Willis, ka lindur më 19 mars 1955 në Idar-Oberstein, të Gjermanisë Perëndimore. Familja e Uillisit janë shpërngulur prej bazës ushtarake të Gjermanisë perëndimore, në një qytezë të vogël të Kenis Point, të Nju Xhersit, kur Uillis ishte vetëm dy vjetar. Ai është rritur si më i madhi prej katër fëmijëve në një familje punëtorësh (babai i tij ishte saldues).

Si adoleshent ai ka punuar në një punëtori ” DuPont chemical plant”. Pas përfundimit të shkollës së mesme Uillis ka vazhduar të studioj në kolegjin shtetëror “Montclair”, ku për herë të parë filloi të interesohej në aktrimin. Ai braktisi kolegjin dhe u shpërngul në Nju Jork në vitin 1977 ku ai u paraqit në një shfaqje të vogël, ai përkrahjen financiare e gjente vetë duke punuar si barist ndërmjet roleve të vogla në produksionin e skenës.

Uillis depërtimin e parë e bëri në vitin 1984, kur ai performoi në rolin kryesor të filmit të Sam Shepard, “Fool for Love”. Suksesi atë e përcolli në audicionin për “ Desperately Seeking Susan”, ku luante edhe këngëtarja e njohur Madona, Ullisit nuk iu nda ky rol, por ai qëndroi mjaftë gjatë në Hollivud , për të pranuar ftesën për tu paraqitur në filmin serik televiziv që quhej “Moonlighting”.

Ku ai u zgjodh ndërmjet 3000 aktorëve, që mbanin shpresa të luajnë rolin e detektivit Dejvid Edison (David Addison), Uillis u bë një yll brenda një nate, kur u bë hit filmi”Moonlighting”.Me përzierjen e këtyre aktorëve, Uillisit dhe aktores tjetër Sibill Shepërd (Cybill Shepherd), fitoi adhurimin e shikuesve për katër sezona të suksesshme (1985-89) dhe pastaj fitoi çmimin “Emmy” në vitin 1987 për aktorin më të mirë në seritë televizive.

Uillis performoi debutimin e tij të madh në filmin e regjisorit Blake Edwards, ”Blind Date” në vitin 1987 ku aktron së bashku me Kim Basinger. Edhe pse filmi ishte një dështim kritik dhe komercial, Uillis ishte vetëm një rol prapa, të bashkëngjitjes së listës A në Hollivud.

Uillis ka arritur edhe një sukses të madh dhe ka marrë një shumë të madhe, kur ka performuar me zërin e tij në monologun e brendshëm të komedisë së vitit 1989 “ Look Who's Talking”, ku luanin rolet Kirstie Alley dhe John Travolta. Ai ka pranuar zhurmë kritike për performimin e tij në rolin e një veterani të luftës së Vietnamit në filmin e vitit 1989 “In Country”.

Pika e dobët përgjatë disa viteve ishte filmi i vitit 1991” Hudson Hawk”, shumën prej 58 milionë dollarësh, film që Uillis e ka bashkëshkruar , por periudha po ashtu solli edhe zhgënjime në kritikë dhe komercializëm, po ashtu edhe të filmit “Bonfire of the Vanities” (1990), ku aktron së bashku me Tom Hanks dhe Melanie Griffith)), filmi “Billy Bathgate” (1991), ku aktron së bashku me Dustin Hoffman, filmi “Death Becomes Her” (1992), me aktoren e famshme Meryl Streep Madje edhe filmi i zhanrit aksion/triler “The Last Boy Scout” (1991) ka dështuar të arrij në pikën kulminante të top listës, në krahasim me pjesët e filmit “Die Hard”




Në vitin 1944, ai u mundua të ngjitej nga kjo rënie me dy performime përkrahëse në filmat relativisht të buxhetit të cekët të Quentin Tarantino, “Pulp Fiction” dhe filmin “Nobody's Fool”, ku aktron Paul Newman. Ai po ashtu është ballafaquar me kritika shumë të përfolura, për skena të zhveshura në filmin e zhanrit triler/psikologjik “Color of Night” të vitit 1994.

Përkundër shumë aktorëve heronj të filmave aksion, Uillis ka vazhduar të kombinoj role të përziera në filma të vegjël me buxhet të madh duke u ballafaquar me rezultateve të ndryshme. Ai pati sukses në dy filmat futuristik/triler “Twelve Monkeys” (1995), ku paraqitet edhe Brad Pitt dhe”The Fifth Element” (1997), përderisa më shumë filma të tjerë tradicional si “Last Man Standing” (1996), “The Jackal” (1997), ku aktron Richard Gere dhe Mercury Rising (1998), kanë bërë një punë relativisht mesatare.

Ai pastaj gjeti vetën papritur duke aktruar në filmin ekstravagant të zhanrit aksion/fantastik”Armageddon”, ku aktrojnë aktorët e njohur Ben Affleck, Liv Tyler, Michael Clarke Duncan.

“Armageddon”u bë një film i madh i viteve 1988, duke fituar shumën prej 520 milionë dollarësh. Më pastaj ai ka aktruar përkrahë Denzel Washington dhe Annette Bening, në filmin “The Siege”.
Megjithatë me depërtimin e tij në rolin e një psikologu fëmijësh, me një klient mistik në dramën “ The Sixth Sense”, ky film është nominuar për gjashtë çmime akademike , duke përfshirë nominimin për filmin më të mirë, regjia më e mirë, aktori përkrahës më i mirë dhe aktorja përkrahëse më e mirë. Filmi u bë një prej dhjetë filmave me përfitime të mëdha, duke fituar shumën e përgjithshme prej e afër 650 milionë dollarëve. Dy ofertat e vitit 1999 për Brus Uillisin në filmin me buxhet të vogël “Breakfast of Champions” (i bazuar sipas novelës së Kërt Vonegut), ku aktron së bashku me Nick Nolte dhe Albert Finney dhe dramën sentimentale “The Story of US”, ku aktron së bashku me Michelle Pfeiffer, ishin më pak të suksesshme. Për të tre filmat ai është paraqitur me një çmim më të ulët se çmimi i zakonshëm, por fundi ballafaqohet me përqindjen e filmit “The Sixth Sense”, me shumën prej 60 milionë dollarë.


Në vitin 2000 Uillis shpalosi talentin e tij të konsiderueshëm komik, duke performuar në rolin e vrasësit në filmin“The Whole Nine Yards”dhe si mysafir me rolin e tij në serialin televiziv “Friends”, gjatë muajit maj. Ai më vonë morri edhe një aktor të ri ( 7 vjeçin Spenser Brenslin), në filmin “The Kid”, një komedi që bën fjalë për një njeri të pasur i cili përjeton kriza.

Filmi “Unbreakable”, paraqitja e tij e dytë me regjisorin e filmit “Sixth Sense” Shyamalan, ishte një sukses i vjeshtës së vitit 2000. Pastaj një film tjetër i zhanrit triler/supernatyral, ku aktron së bashku me aktorin Samuell L Xhekson (Samuel L. Jackson) më të cilin ka bashkëpunuar edhe ne filmin “Die Hard 3”dhe Robin Rait Pen (Robin Wright Penn). Projekti i mëtutjeshëm përfshin reprizën e tij në rolin e Xhon Mekllejnit (John McClane) edhe një herë në filmin “Die Hard 4”.





Së bashku me heronjtë e filmave aksion Stallone dhe Shfarzeneger, Uillisi ishte një ndër investitorët në restorantin “Planet Hollivud”, një grup restorantesh të vendosura nëpër botë. Licensa e“Planet Hollywood” është Bankrotuar në tetor të vitit 1999, por ka vazhduar të veproj aktivitetin përgjatë procesit të riorganizimit.

Këngëtari dhe performuesi i harmonikës Uillis shpesh performon me bendin e tij “the Accelerators”, në lokalet e “Planet Hollywood” nëpër Evropë, si këngëtar ai është i njohur me këngën e tij, baladën “Save the last dance for me “.

Ai dhe Gruaja e tij, aktorja e njohur Demi Moore, kanë shpallur divorcin në muajin korrik të vitit 1998, pas dhjetë viteve martesë. Ky çift i cili është martuar në nëntor të vitit 1987 dhe kanë performuar së bashku në filmin ”Mortal Thoughts”, ata kanë tre vajza Rumer, Skaut dhe Tallulah Belle. Përderisa aktorja Demi Mur jeton në pronën e saj në Hailey, Idaho, Brus Uillisi ka blerë shtëpinë vetëm pesë mile në veri të Hailey-it. Divorcimi i këtij qifti është finalizuar në vjeshtë të vitit 2000.

Në filmin “Tears of the sun “(2003) regjia e bërë nga Antoine Fuqua, ku Uillis aktron përkrahë bukuroshes Monica Belluci duke paraqitur viktimat e dhunës në Somali. Edhe ketu karakteri i Uillisit zgjedh rrugën e një shpëtimtari.

Filmi i fundit i tij “Hostage” është po ashtu një kombinim i zhanrit të trillerit dhe aksionit duke poseduar të gjithë elementet e ngjashme të filmave të tij që e bëjnë një prej heronjëve legjendarë të filmave aksion.

No comments:

Search This Blog