Fazli Rrezja Qershor, 2007
Në Reuters
Plaza, shiu piklon,
njerëzit si valë rrugëve nxitojne.
Canary Wharf xham e çelik, qielli reflekton qytetin magjik.
Big Ben-i kumbon, ora troket,
Piccadilly Circus ndez dritat Borough Market, thërret
Trafalgar Square, mes luanëve gri, historia kembekryq aty rri.
Victoria Station, zhurmë e nxitim,
trena që presin, udhë pa mbarim.
Në London
Bridge, hapat ndalojnë,
valët e Thames-it fshehtësi tregojnë.
Në Hyde Park, mes gjelbërimit,
gjen pak qetësi nga lodhja e trajnimit
London Bridge të vë në pah,
me dyert e tij të hapura si krahë
Nën tokë buçet The Tube me vrull,
linja të kuqe, të verdha, purpurta dhe blu.
Aromë e Nizhni Novgorod, përzihet
ne ajër, në Jubile line, magjia përshkon
kur njerzit:
udhëtojnë,
meditojnë,
lexojnë....
Kujdes hapin! Mind the Gap!